Nisma “Valvit Flamurin”, dhjetra qytetarë përgjigjen!
12/11/2019
0 komente
Shpërndaje

Nisma “Valvit Flamurin”, dhjetra qytetarë përgjigjen!

Kryeqyeti ka hyrë në periudhën e festave kombëtare. Këtë vit do të jetë pak më ndryshe, se Nëntoret  e shkuara, pasi Tirana përkujton 75 vjetorin e çlirimit. Për këtë arsye, për të dytin vit radhazi, Bashkia e Tiranës rikthen nismën e valviltjes së flamurit kombëtar, në ballkonet e çdo kryeqytetasi.

Pas një postimi të bërë nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj në profilet e tij sociale, reagimi i kryeqytetasve ka qenë për të përshëndetur. Pas një vëzhgimi rreth e qark qytetit, zbulojmë disa ballkone që janë zbukuar me ngjyrat kombëtare. Ndërkohë që, edhe vetë qytetarët i kanë dërguar me mesazhe Kryetarit të Bashkisë, fotografi të ballkoneve të tyre.

“Menduam që si çdo vit, edhe këtë Nëntor t’i ftojmë qytetarët të shpalosin simbolet kombëtare” tregon Elian Hoxha, drejtor i Komunikimit Dixhital pranë Bashkisë Tiranë. Ai shpehet se ky Nëntor, do të jetë mjaft festiv për kryqytetin dhe se 75 vjetori i çlirimit të Tiranës do të sjellë dhjetra aktivitete, ku ndër më të veçantët është padiskutim çelja zyrtare e Arenës Kombëtare me ndeshjen Shqipëri-Francë.

Por, duke u kthyer tek misioni i valvitjes së flamurit në shtëpite kryeqytetase, Elian Hoxha tregon se Kryetari i Bashkisë ka dashur që festat e Çlirimit dhe Pavarësisë, të bëhen edhe më të bukura, nëse secili nga ne vendos një flamur apo simbol kombëtar në dritare e ballkon.

Sipas tij, kërkesës së Veliaj,  këtë vit i janë përgjigjur më shumë qytetarë  krahasur me Nëntoret e shkuara. “Ndoshta ka ndikuar fakti që këtë vit shënohen 75 vjet të çlimirit. Çdo ditë përpunojmë dhjetra fotografi që na vijnë në rrjetet sociale të Bashkisë apo Kryetarit, nga qytetarë dhe ballkonet e tyre” tregon drejtori i Komunikimit Dixhital.

Eventet Kuq e Zi në Nëntor

14-17 Nëntor– Tirana Street Food Fair në sheshin “Skënderbej”.

Një festival ushqimi?! Po mesa duket. Për katër ditë radhazi çdo adhurues i ushqimit të shpejt do të ketë mundësi të eksploroj të gjitha alternativat që të ofron kryeqyteti në këtë fushë të gastronomisë.


16 Nëntor- Ballet on Ice në Pallatin e Kongreseve.

Brenda sallës së Pallatit të Kongreseve duke e shndërruar për herë të parë të ekzistencës së saj në një pistë të shndritshme akulli. Trupa Shtetërore e Shën Petersburgut do të performojë në datë 16 Nëntor 2019, me rreth pesëdhjetë balerinë profesionistë dhe fitues çmimesh të Konkurseve Botërore dhe Evropiane të Patinazhit dhe Lojrave Olimpike kanë qenë ndër vite pjesë e Baletit në Akull të Shën Petersburg-ut.

17 Nëntor– Shqipëri-Francë tek Arena Kombëtare

Nuk ka nevojë për shumë komente. Majfton t’ju themi: kampionët e botës dhe supër stadium i ri i qytetit.

17 Nëntor- 75 vjetori Tiranës

Bashkia e Tiranës organizon disa aktivitete festive, duke vënë gjithashtu kurora me lule në monumentin e “Ushtarit të Panjohur”, ose në statujën e “Nëna Shqipëri” në Varrezat e Dëshmorëve.

23-26 Nëntor “Njihu me Rusinë” panair në Pallatin e Kongreseve
Në datat 23-26 Nëntor 2019, do të keni mundësi të njiheni me kulturën ruse, tradita dhe vodkën e famshme.

28 Nëntori- Dita e Flamurit. Si gjithmonë aktivitetet tradicionale në Vlorë, Tiranë dhe gjithë Shqipërinë.

29 Nëntori– Dita e Çlirimit aka Nata e Bardhë

Galeritë dhe muzetë janë të hapura për t’u vizituar, dhe shumë surpriza të tjera janë planifikuar këtë vit. Ekspozitat fotografike apo të pikturës i gjeni të hapura gjatë gjithë muajit, po kështu teatro, filma, shfaqje, koncerte janë tashmë ta planifikuara dhe do ti gjeni të përditësuara në faqen tonë të eventeve.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *