Nëse nuk jeni të lumtur me jetën, ndryshojeni. Është përgjegjësia juaj për ta bërë këtë
04/09/2019 Shpërndaje

Nëse nuk jeni të lumtur me jetën, ndryshojeni. Është përgjegjësia juaj për ta bërë këtë

Shumë herë, ne ngecemi aq shumë në rutinën tonë, saqë mendojmë se është e pamundur të dalim prej saj.

Ne pranojmë dhe pajtohemi për gjërat që mendojmë se janë të drejta dhe të sigurta. Kemi frikë nga ndryshimi sepse kemi frikë të bëjmë një kërcim besimi tek e panjohura.

Kështu që, ne qëndrojmë. Ne jemi kaq të tmerruar nga ideja për të lënë gjithçka dhe të fillojmë e diçka të re, të sakrifikojmë lumturinë tonë për ndjenjën e familjaritetit dhe sigurisë. Ne qëndrojmë kur duhet të ecim përpara.

Nëse nuk jeni të lumtur atje ku jeni në jetën tuaj, lëvizni. Ju nuk jeni një pemë. Nëse nuk jeni të kënaqur me punën tuaj – ikni. Nëse puna juaj po ju lodh mendërisht, fizikisht, ose emocionalisht, ose nëse ndjeheni sikur nuk keni vend për rritje dhe për të mësuar gjëra të reja atëherë hiqni dorë dhe vazhdoni të gjeni një tjetër që do t’ju bëjë të lumtur. Ju nuk jeni shumë të vjetër për ta bërë këtë. Lumturia juaj është më e rëndësishme sesa të qëndroni në atë vend ku ndjehesh i mjeruar vetëm sepse mendon për faturat që duhet të paguash.

Nëse nuk jeni të lumtur që jeni rreth miqve tuaj- lërini. Nëse ndjeni se ata nuk po ju ndikojnë pozitivisht dhe po ju thithin energjinë tuaj, largohuni. Ju keni një përgjegjësi ta bëni këtë gjë dhe të mbroheni nga ndikimet toksike. Vazhdoni të ecni përpara dhe rrethoni veten me njerëz që vibrojnë të njëjtën frekuencë si ju. Ju nuk keni qëllim gjëra mediokre apo njerëz mediokër.

Nëse nuk jeni të kënaqur me marrëdhënien që keni, përfundojeni. Partneri juaj nuk është

personi i fundit në Tokë me të cilin mund të keni një lidhje romantike. Një marrëdhënie është aq më shumë sesa datat e darkës, tekstet e ëmbla, puthjet dhe përqafimet. Një marrëdhënie e vërtetë është një marrëdhënie që ju ndryshon nga thelbi dhe ju bën të rriteni të jeni versioni më i mire i vetvetes Nëse partneri po ju bën të ndjeheni të trishtuar dhe sjell toksicitet dhe dhimbje në zemër, atëherë është koha për të vazhduar dhe për t’i dhënë fund marrëdhënies për mirë.

Nëse nuk jeni të lumtur që jetoni në qytetin tuaj – Lëvizni. Po, familjariteti dhe komoditeti janë mirë, por ato nuk janë aq të mira. Nëse nuk jeni të gatshëm të transferoheni në një qytet tjetër vetëm sepse keni frikë nga e panjohura, atëherë mbase duhet të mendoni përsëri dhe të merrni parasysh një rerzik. Sepse të gjitha gjërat e mëdha në jetë ndodhin jashtë zonës suaj të rehatisë.

Ji i guximshëm të shkosh dhe të përjetosh jetën në një qytet të ri dhe të fillosh i freskët. Sepse, një shtëpi e vërtetë është aty ku je i lumtur, jo atje ku je i sigurt.

Më në fund, nëse nuk jeni të kënaqur me mënyrën se si e shihni jetën, ndryshoni prespektivën. Ndaloni stresin për gjërat që nuk mund t’i ndryshoni. Mund të ndryshosh vetëm veten dhe si i shikon gjërat. Jeta është e bukur nëse e shihni si të tillë. Është po aq e thjeshtë dhe aq e ndërlikuar. Lumturia juaj është ajo që ka më shumë rëndësi. Nëse nuk jeni të lumtur, bëni një ndryshim sot! Merrni hapin e parë dhe mos e vrisni mendjen për lëvizjen!

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.