Në Shën Vlash, maturantët kërkojnë librat që parashikon programi mësimor
17/11/2018
0 komente
Shpërndaje

Në Shën Vlash, maturantët kërkojnë librat që parashikon programi mësimor

“Qendra për Trashëgimi dhe Edukim” zhvillon trajnimin e dytë me të rinj të qytetit të Durrësit në “Shën Vlash”, në kuadër të projektit “Lëviz për të votuar”. Në fokus të trajnimit ka qenë rëndësia e pjesëmarrjes së të rinjve në zgjedhje, edukimi dhe informimi i tyre mbi këtë të drejtë themelore demokratike. Në trajnim morën pjesë të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet lokale të 2019.

Në fund të takimit të rinjve iu dha fjala që të paraqesin problemet dhe kërkesat që kanë, për çështje të ndryshme. Arduela, një maturante, shfaq shqetësues problemin e teksteve që janë në programin orientues për lëndët që ata zgjedhin. “Në lëndën e gjuhë letërsisë na kërkohet që të lexojnë 20 vepra për të qenë më të pregatitur për provimin por biblioteka e shkollës nuk i ka të gjitha llojet e librave që na duhen”.  Ata kërkojnë të mundësohen tekstet që janë breneda programit mësimor, sepse s’ mundësi t’i blenë vetë të gjitha. Sipas mësuese Belinës për këto libra duhet të ketë një fond direkt nga Bashkia e Durrësit, por që në fakt nuk funksionon kështu.

Përveç kësaj u ngritën problematika dhe kërkesa të tjera. Në lagjen Besnik Hidri mungon sinjalistika dhe ka rrugë të prishura. Në sektorin Rinia, qendra shëndetësore është në kushte jo të mira dhe mjekja më shumë nuk është aty. Kërkohet specializim më i kualifikuar në qendra, sepse për të marrë shërbime mjekësore, banorëve u duhet të shkojnë gjysmë ore larg nga fshati.

Në lagjen Proskë, rruga kryesore është shumë e keqe, e paasfaltuar dhe shpesh përmbytet. Ka shumë nxënës që shkojnë në shkollë përmes kësaj rruge dhe hasin vështirësi të mëdha. “Gjithmonë jemi të detyruar të gjejmë një mundësi për të kaluar, duke marrë çizme. Çdo rrugicë e Shën Vlashit mund të jetë rregulluar, kurse te kjo s’ka pasur asnjëherë investime dhe përmbytet shpesh”, thonë një nxënëse.

Në shkollën “Besnik Hidri” në Shën Vlash nuk ka as palestër, ku të zhvillojnë lëndën e edukimit fizik. Shkolla është me një palestër jo funksionale, dhe aktivitetet i zhvillojnë në natyrë. Ka një projekt për rrethimin e shkollës, sepse ka rrezikshmëri për rënie muri, për shembje dhe lëvizje. Është e çarë pjesa e murit. Kërkohet dhe një sanitare e dytë në këtë shkollë dhe ndërhyrje  në tualete. Shkolla ka 680 nxënës në total. Shkolla s’ka as laborator. S’kanë fonde për të paguar rojen.

Një problem tjetër që prek të rinjtë është dhe bullizmi. Shërbimi psikologjik që ofrohet nga shkolla nuk funksionon. Problematikë tjetër shqetësuese për të rinjtë e kësaj zone dhe banorët është transporti publik. Orari i autobusëve është i kufizuar dhe shërbimi i transportit publik ofrohet deri në orën 4.

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *