Në njësinë 10, rrugët të dëmtuara prej investimeve në kanalizime
28/03/2019 Shpërndaje

Në njësinë 10, rrugët të dëmtuara prej investimeve në kanalizime

Njësia bashkiake numër 10 ndonëse është një nga njësitë më të vogla në kryeqytet në të janë bërë investime të mëdha. Gjatë një vëzhgimi në terren një problematikë për banorët e kësaj njësie ishte rregullimi i rrugëve. Ata shprehen se pas hapjes së kanalizimeve të ujësjellesit, rrugët nuk mbylleshin pasi mbaronte procesi i punës dhe kjo gjë ka ndikuar në prishjen e infrastrukturës.

Pavarësisht se jemi në qendër të qytetit, ka probleme me përmbytjet dhe mungesë trotuaresh në disa segmente. Investime janë bërë por nuk janë përfunduar deri në atë pikë sa për ta kthyer situatën  në gjendjen e mëparshme. Një shembull kokret është tek pjesa e pasme e Teatrit Operas dhe Baletit, aty ku tortuarët janë të prishur dhe tërësisht të dëmtuar. Sakaq edhe Rruga e Kavajës ka amortizime në rrugët dalëse drejt qendrës,në rrugët e ndërrmjetme, pa ndërhyrë tek ato kryesoret. Për mos të harruar edhe daljen e Tregut Cam tek rruga e Kavajës ku prerja e rrugës është tërësisht jashtë standarteve dhe e pa planifikuar. Kjo ka ardhur si pasojë e punimeve te ribëra për kanalizimet.

Sipas anketimeve të kryera me rreth 100 banorë të njësisë bashkiake numër 10, 52 banorë i përkisnin gjinisë femërorë dhe 48 banorë gjinisë mashkullore. 25 banorë ishin nën moshën 20 vjec, 28 banore ishin nga mosha 21-40 vjeç, ndërsa 18 banore ishin nga mosha 41-60 vjeç. 29 banorë të tjerë ishin mbi 60 vjeç. Pyetësori i cili përmbante në total plot 10 pyetje synonte të kuptonte sesa investime janë kryer në këtë njësi dhe sa të kënaqur kanë mbetur banoret e kësaj zone. Si do ta vlerësonin banorët largimin e ujërave të shiut dhe mbrojtjen nga përmbytjet në zonën e tyre ishte pyetja e pestë ku  4 prej tyre zgjodhën opsionin “Keq”, 29 zgjodhën “Mjaftueshëm” , 41 të tjerë zgjodhën opsionin “Mirë” ndërsa 26 të tjerë ishin për “Shumë mirë”.

Pra siç shihet banorët e kësaj njësie nuk janë shumë të kënaqur për shkak të mungesës së investimeve nga përmbytjet apo menaxhimin e ujërave të shiut. Sigurisht që këto problematika që listuam edhe më lartë kanë ndikuar edhe në çështje të tjera, si për shembull në rastin e trafikut, ku në rrugën e Kavajës për shkak të investimeve të lëna përgjysëm është shkatuar një rrëmujë si në këndvështrimin estetik po ashtu edhe në atë praktik pasi banorët po ashtu edhe automjetet që ata poseidojnë kalojnë me vështirësi në akse të tilla rrugore.

*Ky shkrim është realizuar në kuadër të projektit “Pyet qytetarin” të Qendra Media dhe Cështjet Shoqërore, mbështetur nga LëvizAlbania

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.