Të vjetër por me “look” të ri
02/09/2017 Shpërndaje

Të vjetër por me “look” të ri

Tashmë janë në moshë të thyer, rreth të 70-ve, por s’e kishin menduar kurrë se vitet e fundit do t’i kalonin në këtë qendër. Të moshuar por dëshira dhe kujdesi për një pamje të bukur nuk iu mungon zonjave dhe zotërinjve të një qendre ditore në Tiranë.

Siç shihet, këto foto të shkrepura tregojnë se vitet janë thjesht numra. Nuk ka rëndësi mosha, njeriu është aq sa ndihet në shpirt. Kështu ka ndodhur me këta të moshuar, kanë një shpirt rinor dhe pse tashmë kanë kapur të 70-at, shkruan pozitivi.org. Disa prej tyre fëmijët i kanë jashtë vendit, jetojnë vetëm mes katër mureve të shtëpisë por ditën preferojnë ta kalojnë me shoqërinë që kanë zënë në qendrën ditore të “Qëndrojmë se Bashku”.

Të tjerë janë pa strehë, pa familje… Ditët u kalojnë fluturimthi në qendër, mes miqsh, duke luajtur, duke parë filma apo thjesht duke shkëmbyer dy fjalë ose rrëfyer ndonjë histori me njëri- tjetrin. Dita kalon shpejt dhe bukur, të paktën këtë transmetojnë fotot e shkrepura në disa momente.

Rruga e jetës së tyre është e shkruar me histori e ngjarje të ndryshme, me vuajtje, sakrifica pafund, raporton pozitivi.org. Memorja është vjetëruar, ç’do gjë e kanë fshirë duke e lënë pas në të shkuarën, tashmë jetojnë të tashmen, vitet e fundit…

Të bukur jo vetëm në shpirt por dhe në pamje. Sot ka qenë dita për të prerë flokët, për t’u rregulluar, e kjo gjë i ka kënaqur pa masë, shkruan pozitivi.org. Rrudhat u kanë mbuluar sytë, flokët e rënë prej viteve që kanë mbi supe, historia e tyre rilind çdo ditë. Lind çdo ditë një fillim i ri sepse memoria e tyre venitet, e të nesërmen nuk mbajnë mend as ditën e djeshme.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.