Në Hamburg, së shpejti nis mësimi i gjuhës shqipe
08/05/2019 Shpërndaje

Në Hamburg, së shpejti nis mësimi i gjuhës shqipe

Mësimi shqip në Gjermani i ka fillimet në vitet `70, periudhë në të cilën erdhën emigrantët të parë nga ish-Jugosllavia. Mësohet se shkolla e parë është hapur në „Paul Gerhardt-Schule” në Euskirchen.

Së fundmi është bërë e ditur, përmes një postimi të Ambasadës së Kosovës në rrjete sociale gjuha shqipe do të fillojë të mësohet edhe në Hamburg.

“Nga takimi me bashkatdhetarët në Hamburg: së shpejti edhe në këtë qytet fillon mësimi plotësues në gjuhën shqipe! Falemnderit shoqatave shqiptare dhe sidomos aktivistëve Muhamet Idrizit dhe Nadire Rexhepit!”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Kjo temë u diskutua në një takim informues të zhvilluar mes disa shoqatave shqiptare dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin, me prindërit shqiptarë të interesuar për shkollimin plotësues në gjuhën shqipe në Hamburg. Këtë e ka bërë të ditur sërish vetë ambasada duke njoftuar para se të zhvillohej takimi.

“Në vazhdën e angazhimit për të mbuluar tërë territorin e Republikës Federale të Gjermanisë, sonte në Hamburg në organizimin e disa shoqatave shqiptare si dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin do të mbahet mbledhje informative me prindërit shqiptarë të interesuar për shkollimin plotësues në gjuhën shqipe në Hamburg.
Edhe qyteti në të cilin jetojnë mijëra fëmijë shqiptarë do të nisë me arsimin plotësues në gjuhën shqipe! “, thuhej në njoftimin paraprak të.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.