Në ditëlindjen e 30-të, kjo grua organizon festë për 130 fëmijë të abuzuar, të lënë pas dore
08/02/2019 Shpërndaje

Në ditëlindjen e 30-të, kjo grua organizon festë për 130 fëmijë të abuzuar, të lënë pas dore

Një grua në San Antonio festoi ditëlindjen e saj të 30 duke organizuar një festë për 130 fëmijë të abuzuar dhe të lënë pas dore në Shtëpinë e Fëmijëve të Shën PJ.

Amanda Rico tha se fillimisht po planifikonte një festë ekstravagante për veten.”Burri im më kishte pyetur se çfarë dëshiroja të bëja për ditëlindjen time. Kështu që unë krijova një listë me gjërat që dëshiroja të bëja. Fillova të mendoj për të gjitha gjërat ekstravagante që dëshiroja të bëja. Doja të kisha mariachis që të më bënin serenatë etj”, tha Rico për KSAT 12.

Por një libër fëmijësh i ndryshoi gjithçka. Ajo po lexonte librin e titulluar “Light Up the Darkness” për djemtë e saj të vegjël para gjumit dhe një pasazh i veçantë preku zemrën e saj.

Në atë pjesë thuhej: Isha vetëm një djalë një natë dimri nën pemën time të preferuar. Ishte natën e ditëlindjes sime të 12-të, krejt i vetëm. Asnjë letër, asnjë tortë, asnjë qiri, asnjë dhuratë të paketuar për mua, sepse askush nuk bëri një festë për një djalë të vogël që nuk mund ta shihte”.

Pas kësaj ajo vendosi të organizonte një festë për të tjerët dhe jo për veten. “Unë ndalova dhe thashë me vete: Ëaë! A po tregohem egoiste që jam bekuar me 30 vite të mrekullueshme të jetës dhe sa fëmijë të tjerë nuk kanë mundësi të kenë një ditëlindje të mrekullueshme apo të përjetojnë këto gjëra të mëdha?”

Me ndihmën e miqve dhe vullnetarëve, Riko i befasoi të gjithë fëmijët që qëndronin në Shtëpinë e Fëmijëve të Shën PJ, duke organizuar një natë për t’u mbajtur mend.

“Ata mendonin se do të kishin një darkë normale dhe pastaj do të ktheheshin për kohën e banjës dhe pastaj përsëri në konviktet e tyre”, tha Riko. “Ata morën shumë më tepër se kaq.”

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.