Në Austri, mbahet kuizi i diturisë në gjuhën shqipe
10/06/2019 Shpërndaje

Në Austri, mbahet kuizi i diturisë në gjuhën shqipe

Në Gleisdorf të Austrisë u mbajt kuizi i diturisë i nxënësve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, i organizuar nga SHMSH „Naim Frashëri“ në Austri dhe Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Në këtë program grupet që morën pjesë kishin përgatitur recitime, këngë dhe valle me motive nga trevat shqiptare në përgjithësi, ndërsa në veçanti nxënësit e dy cikleve ishin shumë mirë të përgatitur.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.