Ndërtimet pa kriter në njësinë 9, sjellin probleme zinxhir në jetën e banorëve
28/03/2019 Shpërndaje

Ndërtimet pa kriter në njësinë 9, sjellin probleme zinxhir në jetën e banorëve

Njësia bashkiake numër 9 është një nga njësitë më të populluara në Tiranë, e pozicionuar në zonën e Don Boskos, në Bulevardin Zogu i I. Një nga problematikat më të mëdha në këtë njësi është ndërtimi pa kriter.

Vërehen pallate shumë të larta pa asnjë lloj rregulli sa i përket largësisë midis tyre. Efekte të tjera negative që vijnë nga ndërtimet pa kriter janë të dukshme pasi shumë prej tyre kufizojnë rrugë të ndryshme, trotuare të cilat në disa raste ishin thuajse inekzistente dhe mbi të gjitha me një infrastrukture të ç’rregullt për syrin e një qytetari të thjeshtë. Në njësinë 9 ka pallate shumë katëshe edhe pranë shtëpive të vogla private. Midis pallateve nuk ka një nivel të caktuar lartësie dhe largësie, por ndryshojnë nga njëri-tjetri, duke sjellë një panoramë të çregullt.

Tjetër problem serioz është edhe mungesa e theksuar e parqeve dhe zonave të lira për t’u shfrytëzuar nga fëmijët. Duke pasur parasysh dendurinë që ka kjo njësi, ka nevojë për më shumë ambiente për fëmijët ose dhe për banorët e zonës për të kaluar një pasdite relaksuese. Zakonisht vendet në të cilat banorët kalojnë kohën e lirë janë shesh pushimet midis pallateve, të ndërtuara nga njerëzit dhe jo nga pushteti lokal.

Në anketimet e kryera kryesisht banorët llogarisin si hapësirë publike zonën pranë Bulevardit Zogu i I por që në të vërtetë nuk është shumë pranë tyre. Rrugët, sinjalistika, vijëzimet dhe trotuaret janë në një nivel të mirë përveç disa zonave të cilat kanë defekte të vogla për shkak të punimeve të kryera nga “UKT”. Aty raportohen rrugë të lëna pezull, në gjendje jo të mirë. Banorët nuk janë në dijeni të ndonjë afati të caktuar për rikthimin e kësaj rruge në gjendjen e saj fillestare. Kjo vihet re më shumë në rrugën ‘Albanopoli’.

Disa banorë kanë shqetësime me ujin e pijshëm. Problem tjetër është afërisa e shkollave, kopshteve dhe çerdheve që sipas banorëve kryesisht ishin të rikonstruktuara perveç rastit të shkollës “Migjeni”. Kjo shkollë 9-vjeçare për shkak të mospërdorimit ka një amortizim të madh. Rregullimi i kësaj shkolle do të ishte një investim pozitiv sepse do eleminonte frekunetimin e shkollës me dy turne nga nxënësit.

Ndërtimet pa kriter janë një faktor ndikues në jetën e qytetareve. Nga anketimet e kryera ne lidhje me pastertinë, qytetarët tregojnë se jeta e tyre bëhet më e vështirë për shkak se banesat dhe pallatet janë ngjitur. Nga shperdorimi i ambienteve për ndërtimin e këtyre ndërtesave ose prej atyre që janë lënë në gjysmë gjatë periudhes së shirave në shumë zona përmbyten rrugët për shkak të arsyeve të mësipërme si dhe prej mos pastrimit të kolektorëve përkatës dhe të pusetave të bllokuara.

Sipas anketimeve por dhe monitorimeve te kryera, rezultatet tregojne se punët janë në drejtimin e duhur dhe se gjërat bazike janë plotësuar në këtë njësi por duhet akoma më shumë punë për të përmbushur të gjitha nevojat dhe kërkesat e përditshme për qytetarët.

*Ky shkrim është realizuar në kuadër të projektit “Pyet qytetarin” të Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore, mbështetur nga LëvizAlbania

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.