Muzika e kompozitorit shqiptar, në konservatorin e “Santa Cecilias”
10/06/2019 Shpërndaje

Muzika e kompozitorit shqiptar, në konservatorin e “Santa Cecilias”

Muzika e kompozitorit shqiptar Admir Shkurtaj, prezantohet në konservatorin “Santa Cecilia” të Venecias.

I diplomuar për muzikë në liceun artistik Jordan Misja në Tiranë, Admiri është një kompozitor i shumëvlerësuar në Itali. Pjesë e koncertit që do të zhvillohet me këtë rast do të jetë edhe sopranoja shqiptare, Hersjana Matmuja.

Në sallën akademike të konservatorit të njohur do të paraqiten për publikun sopranojashqiptare, Hersjana Matmuja dhe instrumentistët Giorgo Distante, Pino Basile, JacopoConoci dhe Vanessa Sotgiu.  Kjo kastë muzikantësh do të drejtohet nga autori i muzikës, kompozitori Admir Shkurtaj.

Më 27 korrik të 2018 ienalja e Venecias u çel me filmin klasik të kinemasë pa zë, “Golem – si erdhi në jetë’, i Paul Ëegener. Filmi, i shfaqur në një kopje të re digjitale, do të shoqërohet me muzikën e mjeshtrit shqiptar Admir Shkurtaj, bën të ditur ATSH.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.