Muslimanët dhe hebrenjtë së bashku, shërbejnë 1.000 tasë me supë për të pastrehët
24/11/2018 Shpërndaje

Muslimanët dhe hebrenjtë së bashku, shërbejnë 1.000 tasë me supë për të pastrehët

Mijëra hebrenj dhe myslimanë u mblodhën së bashku për të shërbyer ushqim për të pastrehët.

Si një mënyrë për të festuar “Mitzvah Day”, ditën e veprimit shoqëror për njerëz me besime të ndryshme, hebrenjtë dhe myslimanët u takuan në xhaminë e Lindjes në Londër javën e kaluar për të dhuruar 1000 kupa me supë pule.

Laura Marks, themeluesja e “Ditës Mitzvah”, ka folur për The Guardian: “Dita e Mitzvah ka të bëjë me vlerat e përbashkëta që i nënshtrojnë të dyja religjionet, angazhimin ndaj veprimit shoqëror dhe drejtësisë sociale.

Ne të gjithë jemi të urdhëruar nga besimi ynë për të bërë vepra të mira dhe për të kontribuar në shoqëri. Shumica e hebrenjve që janë këtu sot nuk kanë qenë në një xhami më parë, dhe shumica e muslimanëve nuk kanë pasur miq hebre. Por ja ku jemi, duke copëtuar të gjithë së bashku perimet”.

Në video një pjesëmarrës i tha BBC-së se “ndërsa po e bëja këtë, mësova shumë gjëra që nuk dija për judaizmin. Për supë, organizatorët përdorën pulën hallall me një recetë çifute në mënyrë që të shkrinë elemente nga të dy besimet.

“Sfida supë me pulë” nuk ishte e vetmja iniciativë e Ditës së Mitzvah që po zhvillohet në Evropë. Sipas organizatorëve, pati dhjetëra fushata të tjera dashamirëse ndërfetare për bamirësi në të gjithë Gjermaninë, Poloninë, Australinë, Afrikën e Jugut dhe Mbretërinë e Bashkuar.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.