Motrat e ngjitura ndajnë trupin, por jo shpirtin
14/03/2019 Shpërndaje

Motrat e ngjitura ndajnë trupin, por jo shpirtin

2 motrat binjake të ngjitura janë ndarë me sukses, por shpirtërisht nuk mund të ndahen kurrë nga njëra-tjetra.

Pas një operacioni që i ka mbajtur familjarët në ankth, dy motra binjake me trup të ngjitur kanë arritur të ndahen pa pasur komplikacione.

Klinika e Spitalit Royal për Fëmijë në Melbourne i ka ndarë me sukses binjaket Nima dhe Daëa pas një operacioni gjashtë-orësh.

Motrat binjake u lindën të bashkuara në gjoks por ato gjetën shpresë për të udhëhequr një jetë normale të pavarura nga njëra-tjetra, falë një donatori.

Pasi i mbijetuan një operacioni gjashtë orësh që përfshinte 25 mjekë, ata nuk ishin vetëm me shëndet të mirë, por ndiheshin edhe shpirtërisht mirë.

Kur punonjësit e spitalit provuan t’i vendosnin në krevate të ndara, ata u ndjenë çuditshëm.

“Ne përpiqemi t’i mbajmë pak larg, por ato arrijnë të kthehen së bashku dhe të mbajnë këmbët të ndërthurura, gjithnjë”, tha infermieri Kellie Smith.

Ata nuk duan asgjë më shumë se sa të struken me njëra-tjetrën.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.