Misioni i “Këngës Magjike” për familjet e dëmtuara nga tërmeti, Ana Oxa vjen në Shqipëri
04/12/2019 Shpërndaje

Misioni i “Këngës Magjike” për familjet e dëmtuara nga tërmeti, Ana Oxa vjen në Shqipëri

Nismës për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit i është bashkuar edhe këngëtarja e njohur botërore me origjinë shqiptare Anna Oxa.

Të shumtë kanë qenë shqiptarët, personazhet publike e politikanët që kanë dhuruar për të prekurit nga tërmeti.

Siç ka bërë me dije “Kënga Magjike” ka nisur një kauzë të fortë për të ndihmuar familjet që iu shembën banesat nga tërmeti. Moderatori i këtij spektakli, Ardit Gjebrea, ka zbuluar se këtë vit, edicioni i festivalit do të dhurojë të ardhurat nga biletat për të ndërtuar shtëpitë e të prekurve.

“Me të ardhurat e biletave të Festivalit Kënga Magjike, do të ndërtojmë shtëpinë e familjes Caci në Thumanë që sot është e pabanueshme dhe duhet hedhur në tokë. Ne këtë kemi në dorë, artistët do këndojnë dhe jo më për garë, por për art dhe kontribut! Secili nga ne mundet dhe jam krenar për artistët e Këngës Magjike që janë bashkuar në këtë kauzë. Të gjithë bashkë mundemi dhe të ndërtojmë shtëpi”, ka shkruar Gjebrea në një postim në Instastory.

Kurse kontributi i këngëtares Oxa është se do të këndojë në festival. Anna është e vetëftuara speciale e natës së parë të “Këngës Magjike” dhe pasi u bë i qartë qëllimi i festivalit për këtë vit, ajo u tregua e gatshme të ndihmojë shqiptarët.

Pasi u bë i ditur mesazhi që do të përcjellë këtë vit “Kënga Magjike” ajo tregoi se është e gatshme të këndojë për të ndihmuar shqiptarët

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Arditi ka njoftuar praninë e këngëtares së njohur në natën e parë të festivalit, por si publik.

 “Anna Oxa, pasi mori vesh tragjedinë e ndodhur më 26 nëntor, më telefonoi dhe më pyeti se ç’do të bëhej me Këngën Magjike. Ajo u emocionua nga misioni dhe pa u menduar, më tha se të mërkurën (4 dhjetor) do të jetë këtu, tek Kënga Magjike. Më tha se do të blej një biletë dhe do të ulem tek publiku duke shtuar se ne artistët, për këtë jemi”,– u shpreh Arditi në emision.

Ndërkohë në Instagram ka shkruar: “Faleminderit! #ANNAOXA. Pasi për ditë të tëra ka pyetur se si po shkon vendi me situatën e tërmetit, të mërkurën në mbrëmje, do të jetë me ne në natën e parë kengamagjikeofficial duke u bashkuar me kauzën e artistëve shqiptarë”.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.