Miriami dhe Albani ndihmojnë 200 familje të prekura nga tërmeti: Ende ka shpresë
03/12/2019
0 komente
Shpërndaje

Miriami dhe Albani ndihmojnë 200 familje të prekura nga tërmeti: Ende ka shpresë

Me fjalët “Ende ka shpresë” e ka mbyllur postimin e saj këngëtarja Miriam Cani e cila bën me dije se së bashku me këngëtarin Alban Skënderaj u kanë ardhur në ndihmë rreth 200 personave të prekur nga tërmeti, të strehuar në kishën ortodokse “Shën Vlash” në Durrës.

Teksa u bën thirrje të gjithëve që të kontriubojnë për këto familje, shton se është e rëndësishme që përveç ndihmave bazike dhe jetesore duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin edhe shpirtërisht. Më tej Miriam tregon se bashkë me Alban kanë qenë pranë tyre me shumë dashuri e zemër.

Postimi i plotë:

Jam e lumtur qe kemi arritur tju vijme sado pak ne ndihme rreth 200 personave te prekur nga termeti te cilet jane strehuar ne kompleksin e kishes ortodokse “Shen Vlashi” ne Durres. Ne keto dite te veshtira si shume te tjere ata kane nevoje per cdo lloj suporti material apo financiar.

Cdokush qe deshiron te kontribuoj ne vazhdim per ato familje mund t’i drejtohet direkt kishes apo ketij numer kontakti: +355 67 201 4591.

Perveç ndihmave bazike dhe jetesore duhet te ndihmojme njeri tjetrin edhe shpirterisht. Ashtu sic ushqehet dhe grohet trupi ashtu dhe shpirti ka nevoje per ushqim e ngrohtesi.

Ndoshta prej natyres une dhe Albani jemi pak me diskrete e te rezervuar por ne heshtje dhe me dashuri e zemer jemi munduar te ndihmojme ku kemi mundur.

Faleminderit te gjithe bashkeatdhetareve tane ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Diaspore qe edhe njehere deshmuan qe kur bashkohemi ne emer te dashurise mund te marrim ne dore fatet e kombit e te bejme diferencen.

Eshte deshmia se ENDE KA SHPRESE. Paqe e dashuri per te gjithe ju.

Muaj te mbare te gjitheve.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *