Mësuesja shpërndan maska në zona rurale, për të shpëtuar punëtorët e fermave nga rreziku
21/11/2018
0 komente
Shpërndaje

Mësuesja shpërndan maska në zona rurale, për të shpëtuar punëtorët e fermave nga rreziku

Paulina Cortes është një mësuese e shkollës parashkollore në San Jose, Kaliforni. Ditën e sotme ajo ka shpërndarë maska për punëtorët e fermave, sepse cilësia e ajrit konsiderohet ende e rrezikshme nga Camp Fire.

“Nuk kam fuqi emocionale të hyj në detaje për këtë, por sapo kam ardhur në shtëpi dhe jam shumë e lodhur, pasi sot e kalova ditën time në Lodi për t’i shpërndarë maska punëtorëve të fermave në komunitetet rurale”, shkruante ajo në Facebook.

“Gjeni një mënyrë për t’i dhënë, një komuniteti që ka nevojë për ndihmë. Faleminderit të gjithëve që më mbështesin përmes donacioneve. Sot kam lëvizur nëpër San Jose dhe gjithë Salinas për të gjetur numrin e maskave që më duhej. Kjo është shumë e rësdësishme sepse ka qindra njerëz që punojnë në mjedise të rrezikshme pa mbrojtje dhe askush nuk e di.

Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për atë që po ndodh me punëtorët e fermave. Kam udhëtuar nëpër Lodi dhe Stockton jo vetëm për të dhënë maska, por për të edukuar punëtorët e fermës për nivelin dhe rrezikun e ndotjes. Në Lodi, dje punëtorët po merrnin fruta në ajër “të rrezikshëm”… dhe më e keqja është se asnjëri prej tyre nuk e dinte këtë. Jo të gjithë kanë akses në informacionin që kemi dhe ajo çfarë është e rëndësishme është që ne vazhdojnë të ndërtojnë ura për të arritur komunitetet tona. Faleminderit për të gjitha komentet dhe mbështetjen”, përmbyll mësuesja.

Në fakt duhet të shtohen iniciativa si kjo e Paulinës, në çdo vend, për të ndërgjegjësuar për kujdesin dhe të përpiqemi për të bërë një ndryshim.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *