Mësuesja publikon rrogën e ulët dhe shpenzimet shtesë, i huaji i dërgon furnizime për klasën çdo semestër
08/05/2019 Shpërndaje

Mësuesja publikon rrogën e ulët dhe shpenzimet shtesë, i huaji i dërgon furnizime për klasën çdo semestër

Kur Elisabeth Milich ndau një foto të pagës së saj të vogël në Facebook vitin e kaluar, kurrë nuk e mendoi se një postim i thjeshtë do të ndryshonte jetën e saj dhe të mësuesve të tjerë.

Vitin e kaluar, 44 vjeçarja Elisabeth Milich, mësuese në Akademinë Whispering Wind në Phoenix, postoi një status duke treguar pagën e saj prej 35,000 $ . Qëllimi i saj, thotë ajo, ishte të theksonte se shumë mësues po luftojnë per pagën ndërsa duhet të paguajnë edhe për furnizime shtesë në klasë.

“Kjo është ajo që më bëri të postoj. Por nuk e kisha idenë se do të kishte kaq efekt”, u thotë Milich njerëzve, duke vënë në dukje se postimi u nda së paku 1000 herë në vetëm pesë ditë. “Kjo përfundoi duke u bërë virale. Shumë përgjigje ishin tepër pozitive dhe rezultoi që shumë njerëz u bënë të vetëdijshëm se sa të ulëta janë pagat e mesuesve”.

Në postimin që ajo ndau në mars theksonte se i duhet të paguajë nga rroga e saj “çdo kuti letre që përdor, çdo ushqim që fëmijët që nuk e kanë etj”. Milich, një nënë e tre, e fshiu postimin pas pesë ditësh për shkak të komenteve negative nga njerëzit që e akuzuan se “qahej kot” ose për pandershmëri.

Pasi fshiu postimin i harroi komentet. Por u kujtua muaj më vonë kur hapi një mesazh në Facebook nga një i huaj, këtë fillim viti shkollor. “Ai thjesht tha, ‘A ka ofruar dikush për të blerë furnizime për klasën tuaj?’ I shkruajta dhe i thashë, ‘Jo’ “, kujton mësuesja. “Ai me shkroi përsëri dhe tha: ‘Unë do të doja të blija çdo furnizim që ju nevojitet për klasën’. Unë vetëm mendova se duhet të ishte i çmendur, u habita”.

Sigurisht, i panjohuri Ben Adam i dërgoi Milich gjithçka që kërkoi, çdo semestër që nga ajo kohë. Ai i dërgon furnizimet përmes Amazon dhe Milich thotë se e bëri të njëjtën gjë edhe për pesë mësues te  tjerë në shkollë.

“Kjo ka ndryshuar plotësisht jetën time. Është kaq modest dhe i sjellshëm, saqë e ka rritur besimin tim te rraca njerëzore. Ka njerëz të llojit të mirë që nuk duan asgjë në këmbim. Më ka ndihmuar shumë pasi tanimë nuk i ble nga rroga ime gjëra të tilla. Është bekim për mua si një mësuese”, thotë Milich, duke vënë në dukje se gjesti ka prekur edhe nxënësit e saj.

“Ne e quajmë atë mikun tonë nga Nju Jorku. Nxënësit e mi anë aq të ngazëllyer kur një pako arrin në klasë dhe mezi presin për ta parë se çfarë është”, shton ajo.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.