Mësuesja e mbuluar nga Kosova thyen rekordin Guinness
15/12/2018 Shpërndaje

Mësuesja e mbuluar nga Kosova thyen rekordin Guinness

Arbnora Idrizi, nga Kosova ka fituar rekordin Guinness duke realizuar lulen më të madhe në botë prej letre. Rekordi i mëparshëm i kësaj luleje ka qenë 5 metra, kurse Arbnora arriti ta bëjë 9 metra, duke thyer rekordin Guinness. Lulen e ka ndërtuar për vetëm për 3 orë.

E pyetur nga pozitivi.org se si ndihet tashmë që ka fituar zyrtarisht rekordin e punimit të lules më të madhe në botë, origami, ajo shprehet se është “shumë e lumtur dhe njëkohësisht krenare”.

Me profesion është mësuese e hartimit të programeve të mësuesëve ne Mitrovicë dhe edukatore. Gjatë një interviste të mëparshme për pozitivi.org Arbnora ka treguar se prej 10-të vitesh merret me artin origami, të cilin e ka pasion dhe profesion të dytë.

Gjatë punës së saj si edukatore, aktivitetin e zhvillon me këtë lloj arti, dhe kjo sipas Arbnorës ndikon pozitivisht në fantazinë e fëmijëve dhe zhvillimin e tyre. Ndërkaq pasi punoi portretin e komandantit legjendar Adem Jashari, besoi në aftësitë që ka, për të realizuar diçka edhe me të madhe dhe ia doli.

Pas këtij suksesi Arbnora i ka vënë vetes një qëllim të ri, të arrijë një tjetër rekord, me simbolikë të veçantë. Rekordi botëror i ka pranuar aplikimin për rekordin e dytë, në të cilin bëhet fjalë për një vazo ‘me lule dhe flamujt që e kanë njohur shtetin e Kosovës’.

Arbora Idrizi për pozitivi.org;

Pozitivi: Si ndiheni tashmë që keni fituar zyrtarisht rekordin botëror të punimit të lules më të madhe në botë, origami?

Jam shumë e lumtur dhe njëkohesisht krenare.

Pozitivi: Kur je lajmëruar që është marrë vendimi?

Dje është marrë vendimi por zyrtarisht, i njoftova të gjithë sot.

Pozitivi: A mendoje se do ia dilje qe kur nise ta ndërtosh lulen?

Meqenëse me origami merrem që 10 vite dhe teknikat e punës i noh shumë mirë, por të them të drejtën ky rekord tentohet çdo ditë nga qindra e mijëra njerëz anekënd botës .Mund të them që kam besuar por jo e sigurt.

Pozitivi: Çfarë mesazhesh ke marrë nga miqtë dhe të njohurit, si është pritur ky sukses në Skënderaj?

Është një lajm shumë i mirëpritur, kam marrë shumë mesazhe të mira.

Pozitivi: Pas kësaj po mendon për ndonjë rekord tjetër?

Pasi rekordi botëror ka pranuar aplikimin për rekordin e dytë, pra kanë pranuar që tash të kem një rekord më të veçantë timin. Vazoja me lule dhe flamujt që e kanë njoft shtetin e ri të Kosovës.

Pozitivi: Na trego pak më shumë për punimin e dytë, pse kjo zgjedhje?

Ata kanë vendosur të fillojme por fillimisht duhet të dërgojnë rregullat. Kjo zgjedhja ka qenë në shenjë falenderimi dhe mirënjohje për ata që u flijuan për vendin tonë. Secila lule do të mbajë flamujt.

 

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.