Mësimet e Papës për një botë më të mirë
02/09/2019
0 komente
Shpërndaje

Mësimet e Papës për një botë më të mirë

Papa Françesku me sjelljen e tij vazhdimisht përcjell leksione të rëndësishme sjelljeje për njerëzit. Më i fundit ka qenë ai i ditës së djeshme në meshën e së dielës në Shën Pjeter të Vatikanit. Papa ka shkuar në meshë me vonëse pasi kishte mbetur i bllokuar në ashensor për 25 minuta.

Përpara se të fillojë meshën ai ka kërkuar ndjesë për vonesën duke thënë se ishte bllokuar në një ashensor në Vatikan. Shkaku ka qenë një defekt i energjisë elektrike. “Fillimisht ju kërkoj ndjesë për vonesën për shkak të një ngjarjeje të papritur. Mbeta në ashensor 25 minuta. Pati luhatje të energjisë elektrike dhe ashensori ndaloi”, ka thënë Papa Françesku.

Të kërkuarit ndjesë nga Papa nuk është thjesht një akt mirësjelljeje i ngelur vetëm në fjalë por është edhe një shembull për të gjithë shoqëritë moderne e demokratike, shkruan pozitivi.org. Të kërkuarit falje, është reflektim dhe respektim i atyre që ishin mbledhur në meshë dhe kohës së tyre.

Jo vetëm që kërkoi ndjesë por ai i falenderoi dhe kërkoi kërkoi një duartrokitje për zjarrëfikësit, të cilët e ndihmuan të dalë nga ashensori. “Falë Zotit erdhën zjarrfikësit, të cilët i falenderoj pamasë. Pas 25 minutash arritën ta vinin sërish në punë ashensorin”, shtoi më tej.

Kjo nuk është hera e parë që Papa bën gjeste të tilla. Në fillim të vitit 2017, u bëri thirrje mediave, që në kohën e lajmeve të raportojnë për lajme të mira dhe të përdorin fjalë alternative në vend të fjalëve për skandale dhe gënjeshtra. Kjo ka qenë një thirrje e Papës për mediat që të shtojnë mundësitë mediatike per të përçuar mesazhe të mira. Ai kërkoi të shkruajnë histori pozitive, në mënyrë që të nxisin shpresë dhe të mos përqendrohen vetëm në ngjarjet negative që ndodhin.

Më 19 prill një tjetër gjest i Papës mori vëmendje masive. Në një burg në Itali Papa ka pastruar dhe ka puthur këmbët e 12 të burgosurve. Me këtë gjest është përpjekur të na tregojë të gjithëve se duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të jemi joegoistë e të përulur. ‘Kështu ishtë jeta e Jezusit dhe ne duhet të ndjekim shembullin e tij’, ka thënë Papa Françesku.

Një lavanderi me vetëshërbim është hapur veçanërisht për të pastrehët e Romës në 2017 nga Papa Françesku dhe është e vendosur në një kompleks spitalor jo shumë larg nga Vatikani. Lavanteria me vetëshërbim është vendosur në një kompleks spitalor jo shumë larg nga “Lavanderia e re e Papës”, është drejtuar nga një qendër bamirësie katolike të quajtur Komuniteti i St.Egidio./pozitivi.org/

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *