Me pushime në Florida, kanadezi shpëtohet nga bashkëatdhetari
25/05/2019 Shpërndaje

Me pushime në Florida, kanadezi shpëtohet nga bashkëatdhetari

Një burrë kanadez që pësoi një atak në zemër gjatë pushimeve në Florida u shpëtua nga një i huaj i cili doli që ishte me origjinë nga vendlindja e tij.

Fati e deshi që Sandy MacNeill të ishte duke ecur poshtë një rruge në Indian Rocks Beach, Florida, kur Tom Reddon u rrëzua në trotuar, muajin e kaluar.

Reddon sapo kishte dalë për një shëtitje të shpejtë me mikeshën e tij kur papritur ra në tokë, pa vetëdije.

Ndërsa  miku i Reddon-it  thirri 911, dy këmbësorë erdhën me shpejtësi për të ndihmuar.

Më vonë kur Reddon erdhi në vete dhe kur u ribashkua me miqtë që e shpëtuan, dy burrat kanadezë në bisedë e sipër se ata ishin të dy nga Fredrikoni, New Brunswick.

“Është e habitshme dhe e mrekullueshme si fati na bashkoi”, tha Reddon. “Së bashku kur të kthehemi në Frederikton do të marrin nga një birrë dhe të dy do të flasim për jetën dhe gjëra të ndryshme”.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.