Mbrojtja sociale, zëvendës ministrja përballë gazetarëve të rinj: Si duhet të funksionojë sistemi
28/03/2019
0 komente
Shpërndaje

Mbrojtja sociale, zëvendës ministrja përballë gazetarëve të rinj: Si duhet të funksionojë sistemi

Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë Adriana Jaku ishte e pranishme sot në një tryezë diskutimi me gazetarë në kuadër të projektit “Ngritja e rrjetit të gazetarëve të rinj që raportojnë për mbrojtjen sociale”, të organizuar nga Infinit Plus, ku foli mbi rëndësinë e sistemeve funksionale në të gjitha hallkat, duke përfshirë disa aktorë të shoqërisë, nga institucionet, te media e qytetarët.

Gjatë bashkëbisedimit me një grup gazetarësh të rinj që kanë kaluar në disa faza trajnimi për të mësuar më shumë mbi metodat e raportimit në rastet e fëmijëve dhe të familjeve në mbrojtje sociale, Jaku theksoi si duhet të funksionojë sistemi i mbrojtjes sociale për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë dhe si mund të referohen rastet edhe nga media, e aktorë të tjerë.

“Ne duhet të ngremë sisteme. Në momentin që nuk ngremë sisteme që të funksionojnë në të gjithë hallkat e tyre, sërish do të jemi me ata njerëzit që do të presin te dera, sërish do të jemi me ata njerëzit në qytete të ndryshme që nuk dinë ku të shkojnë të trokasin, nuk orientohen si duhet, e të gjitha me rradhë.

Sistemin social e kemi ngritur në 93 copa dhe gjendemi përpara faktit që tashmë duhet të raportojmë përpara komisioneve të ndryshme të BE, duhet të raportojmë çfarë kemi bërë për këto sisteme. A i kemi bërë si duhet. Një hap i mirë është bërë në sistemin e pagesave në KESH, që është ndihma ekonomike dhe pagesat e aftësisë së kufizuar. Është një sistem tashmë i konsoliduar, sidomos i ndihmës ekonomike.

I aftësisë së kufizuar sapo ka filluar. Ne po punojmë për të bërë një ligj për asistencën sociale, do ta titullojmë “Ligji për asistencën sociale në republikën e Shqipërisë” me qëllim që të gjitha ndryshimet që kanë ndodhur po dhe sistemi i ri i ngritur të jetë i përfshirë. Dhe do të nisim edhe punën për aftësinë e kufizuar, këto janë 3 shtyllat ku duhet të mbështetet, sa i takon mbrojtjes sociale. Vetëm nëse i kemi sistemet kështu, të ngritura, ku përcaktohen të gjitha përgjegjësitë dhe funksionet qofshin këto lokale apo qendrore do funksionojnë siç duhet gjërat”, tha ndër të tjera zëvendës ministrja Jaku.

Synimi i kësaj tryeze ka pasur në fokus prezantimn e kategorisë “Të rinjtë” të ngritur  në portalin pozitivi.org, për të cilën janë trajnuar një grup të rinjsh në fushën e gazetarisë konstruktive. Qëllimi i këtij projekti ka qenë zhvillimi i gazetarisë konstruktive,  e cila bazohet në zhvillimin e  lajmeve të fokususara ne zgjidhje, në vend që të rrotullohen vetëm rreth tregimeve negative dhe të bazuara në konflikte. Ideja që vjen pas gazetarit konstruktiv është ta tregojë historinë duke i dhënë lajmit më shumë sfond në të gjitha dimensionet. Më pas takimi u zhvillua në formë bashkëbisedimi mes gazetarëve dhe të ftuarve duke folur mbi mënyrat si media mund të orientojë problematika të caktuara drejt zgjidhjes për shumë familje por edhe një mundësi zgjidhje për lexuesit.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *