Mbahet konferenca rajonale në Tiranë për fuqizimin e edukimit seksual, brenda dhe jashtë shkolle
17/10/2019 Shpërndaje

Mbahet konferenca rajonale në Tiranë për fuqizimin e edukimit seksual, brenda dhe jashtë shkolle

Në Tiranë është mbajtur një konferencë rajonale mbi edukimin seksual në Shqipëri dhe më gjerë, ku në fokus ishte forcimi i edukimit seksual, brenda dhe jashtë shkollës.

Në të gjithë rajonin qeveritë kërkojnë të forcojnë edukimin seksual, por progresi është i larmishëm. Kohët e fundit Shqipëria ka bërë përparim të madh dhe siguroi integrimin e edukimit seksual në kurrikulën kombëtare. Ky zhvillim ka qenë një eksperiencë nga e cila vendet e tjera mund të mësojnë gjatë kësaj konference.

Gjatë fjalës së tij në këtë konferencë Brian J. Williams, Koordinatori i Përhershëm i OKB në Shqipëri thekson se edukimi seksual gjithëpërfshirës është e drejta më themelore e të drejtave të njeriut. “Më duhet të them se UNFPA e cila organizon këtë workshop është një nga fëmijët e mi të preferuar. Është e preferuara ime sepse në mënyrë të vazhdueshme përballet me sfidat më të vështira që lidhen me të drejtat e njeriut. UNFPA përfaqëson individë dhe komunitete të cilët janë viktima të dhunës, djemtë edhe vajzat të cilët janë duke kuptuar veten e tyre dhe orientimin e tyre seksual (në shoqëri ku jo gjithmonë janë mikpritëse dhe mendje hapur). Të rinjtë të cilët janë në rrezik ʺmospranimiʺ nga familja e tyre.  

Edukimi seksual gjithëpërfshirës është një e drejtë, ndoshta e drejta më themelore e të drejtave të njeriut. Arritja e këtyre të drejtave kërkon advokim. Advokimi është një fjalë disi diplomatike, e cila kërkon luftë dhe të fitosh këto luftra kërkon fitimtarë dhe krijimi i fitimtarëve është arsyeja pse ju jeni ketu”, thotë ai.

Williams vlerëson punën e bërë deri më tani për të përmirësuar të drejtat e njeriut ndërkaq shton se në të ardhmen programet të mos jenë vetëm për edukimin seksual edhe pse kjo është shumë e rëndësishme, por të përfshijnë një mori aftësish për jetën.

“Ashtu siç u tha dhe më parë, projekti global për të përmirësuar të drejtat e njeriut, u krijua nga 170 shtete në mbarë botën në vitin 1994 në Kajro. Jemi këtu pas 24 vitesh për të analizuar se çfarë është bërë dhe çfarë duhet bërë më mirë.  Mësuesit duhet të trajnohen dhe duhet të ndihen konfort me materialet dhe udhëzuesit, gjithashtu komunitetet duhet të përfshihen në këtë proces. Rinia nuk duhet trajtuar si target grupi për tu mësuar por duhen parë si partnerë të informacionit.

Duhet të fokusohemi tek planifikimi më i mirë familjar, tek reduktimi i shtatzanive të hershme në adoleshencë. Këtu në Shqipëri që nga viti 2015 Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sporteve kanë përshkuar programet që kanë zbatuar. Dua të theksoj se programet nuk janë vetëm për edukimin seksual edhe pse kjo është shumë e rëndësishme, por janë përfshirë një mori aftësish për jetën (është për qytetërim, për shëndetin fizik, për marrëdhëniet shoqërore).

Si Shtetet e Bashkuara sigurisht që ne do të avdokojmë për të rritur investimet tek të rinjtë mbi shëndetin dhe edukimin e tyre, në mënyrë që progresi të jetë më i shpejtë. Ne jemi në kohën e zhvillimit të objektivave. Për të ndërtuar një lëvizje, nevojitet respekt dhe arritje në fushën e të drejtave të njeriut. Nevojitet që zërat të vijnë nga fusha të ndryshme (media, parlamenti, shoqëria civile) por më një mesazh të njëjtë”.

Vende të tjera kanë përparuar në aspektet e tjera të edukimit seksual. E zakonshme për të gjitha vendet është se ata përballen me sfida të ndryshme dhe ofrojnë zgjidhje që plotësojnë njëra-tjetrën, në të njëjtën kohë të gjitha vendet mund të përfitojnë nga këshilla të ekspertëve dhe duke tërhequr praktikat dhe mësimet më të mira me edukimin seksual të grumbulluar në të gjithë Evropën.

Ky ka qenë edhe qëllimi i organizimit të konferencës rajonale, gjatë të cilës janë ndarë eksperienca nga përfaqësues të disa vendeve të rajonit. Një nga arsyet pse u organizua në vendin tonë ka qenë për faktin se në Shqipëri është bërë përparim i dukshëm në përfshirjen e edukimit seksual në kurrikula dhe në trajnimin e mësuesëve.

Mibnistrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini u shpreh se Shqipëria është duke përdorur një strategji unike për edukimin e seksualitetit dhe edukimin e shëndetit. “Unë mendoj se ajo çfarë Shqipëria ka bërë në drejtim të edukimit seksual është unike, është përdorur një strategji unike për edukimin e seksualitetit dhe edukimin e shëndetit.

Gjatë viteve të fundit ne kemi hartuar të gjitha dokumentet që janë të nevojshme, standardet e mesueseve, standardet se si këto lëndë duhet tju mësohen nxënësve, libra orientues të ndryshëm dhe të gjitha këto janë duke u implementuar ngadalë duke u testuar në grupe të vogla.

Për dy vitet e fundit kemi trajnuar 800 mësues të lëndëve të ndryshme për ti prezantuar edukimin seksual në punën e tyre të përditshme. Këto mesues kanë trajnuar edhe 5000 mësues të tjerë dhe aktualisht janë duke e zhvilluar këtë program. Ne kemi 33.000 mësues në sistem dhe besoj që kjo mbulon një pjesë të mirë dhe mendoj që kjo duhet të vazhdojë derisa të përfshihen të gjithë mesuesit në mënyrë të veçantë ata që japin lëndën e biologjisë, sportit, si dhe edukatën shoqërore.

Mendoj se kemi bërë shumë progres, kemi prezantuar tematika që janë në interes të të rinjve. Ne nuk adresojmë vetëm edukimin seksual por gjithashtu flasim edhe për orientimin seksual sepse është mirë për shëndetin mendor të fëmijëve, sidomos të atyre që janë në hyrje të adoleshencës”, thotë Shahini.

Gjatë konferencës theksi u vu tek Marrëveshjet ndërkombëtare nga ICPD tek SDG , duke përsëritur rëndësinë e qasjes universale në shërbimet e SRH, përfshirë informacionin dhe edukimin e planifikimit familjar. Edukimi gjithëpërfshirës i seksualitetit (CSE) është një proces i bazuar në kurrikula të mësimdhënies dhe mësimit në lidhje me aspektet konjitive, emocionale, fizike dhe sociale të seksualitetit. Ai synon të aftësojë fëmijët dhe të rinjtë me njohuri, aftësi, qëndrime dhe vlera që do t’i fuqizojnë ata: të realizojnë shëndetin, mirëqenien dhe dinjitetin e tyre; zhvillojnë marrëdhënie të respektueshme sociale dhe seksuale; merrni parasysh se si zgjedhjet e tyre ndikojnë në mirëqenien e tyre dhe atë të të tjerëve; dhe të kuptojnë dhe të sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre gjatë gjithë jetës së tyre.

Edukimi për Seksualitetin ka shumë efekte pozitive, përfshirë uljen e: shtatzënive adoleshente; aborti, IST, HIV, abuzimi seksual dhe homofobia. Ai gjithashtu ka një ndikim pozitiv në të Drejtat e Njeriut, respektimin dhe tolerancën, barazinë gjinore, besimin dhe vetëvlerësimin, aftësitë në përdorimin e kontraceptivëve, fuqizimin, të menduarit kritik, negociatat dhe aftësitë e vendimmarrjes.

Kjo konferencë 3 ditore do të shërbejë për reflektim se si të adresojmë sfidat që lidhen më këtë problem dhe shumë të tjera mbi të drejtat e njeriut, që të ndërtojmë shoqëri më të shëndetshme.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.