Magjia e hënës
11/06/2019
0 komente
Shpërndaje

Magjia e hënës

“Ishte shumë emocionuese të shihje përbërjen molekulare të hënës. Njëmbëdhjetë për qind e hënës përbëhet nga Ilmenite, një metal që përmban oksigjen në fazë te kufizuar. Pra, nëse e trajtoni atë me hidrogjen, ju merrni ujë. Uji në hënë! Gjithçka mund të bëhet me energji diellore. Dyzet vjet më parë ky hulumtim ishte mjaft i rëndësishëm.

 Kjo tregon mundësinë e kolonive hënore. Por askush nuk flet më për këtë. Sepse ndodhi diçka. Gjithkush u ngazëllye për Marsin. Nuk mund ta kuptoja këtë. Marsi është aq larg. Hëna është aq afër tokës. Pra, pse jo hëna? Pse e kanë harruar të gjithë hënën? Por kohët e fundit hëna ka bërë një rikthim. Marsi është në vend të dytë tani.

Njerëzit po interesohen përsëri për në hënë. Dhe unë jam gati. Unë e kam bërë këtë hulumtim për pesëdhjetë vjet. Unë jam tetëdhjetë e shtatë vjeç, por mendja ime është ende në gjendje perfekte. Unë ende kam shumë për të kontribuar. Po pres telefonin. Nëse dikush ka të holla, unë jam gati të shkoj”.

(Romë, Itali) Humans of New York

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *