Liridona, fotografja e suksesshme në Amerikë
11/06/2019 Shpërndaje

Liridona, fotografja e suksesshme në Amerikë

Liridona Gjokaj është fotografja me origjinë shqiptare e cila po korr suksese në Amerikë.

Ajo ka realizuar një numër të madh të imazheve të modeleve dhe artisteve të huaj.

Puna e saj nuk ka kaluar pa u vënë re, madje është vlerësuar edhe me ccmime. “International Film Festival of New York” ka shpërblyer Liridonën me çmimin Fotografia e vitit 2019, të mbajtur në Neë York.

 

 

Festivali që ka shpërblyer punën e Liridonës është mjaft i njohur në shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Liridonën do ta shohim edhe në projekte të tjera të modës dhe kinematografisë.

Liridona ka vite që punon në Amerikë. Tanimë është pjesë e kategorisë së fotografëve që kanë një reputacion të mirë në treg.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.