Lajme në histori/ Nga lindja e “Diellit”, te presidenti që fuqizoi gratë
15/02/2019 Shpërndaje

Lajme në histori/ Nga lindja e “Diellit”, te presidenti që fuqizoi gratë

Më 15 shkurt të vitit 1909 në Boston del numri i parë i gazetës Dielli, gazeta më e vjetër shqipe në ekzistencë. Gazeta “Dielli”, ka përcjellë ngjarjet shqiptare dhe botërore të asaj periudhe, e gatshme për të mbrojtur qendrimet e shqiptarizmit.

Kjo gazetë ishte fillimisht organ i shoqërisë Besa-Besë në Masachussetts. Me krijimin e Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, më 10 qershor 1912 gazeta Dielli kaloi në pronësi të Federatës Vatra, dhe sot kjo gazetë vazhdon të botohet rregullisht në internet dhe e printuar.

Para 110 vitesh “Dielli” ka nisur aktivitetin, me në krye emrat eFan Nolit, Faik Konicës, Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”. Dielli nisi udhëtimin si organ i shoqërisë “Besa-Besën”, një nga shtyllat mbi të cilën u mbajt Vatra, kur u themelua me 28 prill 1912.  Gjithmonë i është përmbajtur frymës Kombëtare, në mbështetje të përpjekjeve të Fan Nolit për zhvillimet demokratike, madje edhe Lëvizjen e Qeshorit dhe qeverinë e kryesuar nga Peshkop Noli.

Ka qenë opozitë e shtypit të kohës kundër qeverisë së Ahmet Zogu dhe shumë pushtetarëve të tjerë. Kundër padrejtësive që u bëheshin shqiptarëve. “Dielli” identifikon periudhën që në histori do të mbetet si periudha që e bëri Shqipërinë.

15 shkurti shënon dhe një tjetër lajm të mirë të rëndësishëm të historisë, sa i përket fuqizimit të gruas. Në këtë ditë, në vitin 1879 Presidenti amerikan Rutherford Hayes nënshkroi një ligj që lejon avokatet femra të argumentojnë çështje para Gjykatës së Lartë.

Në vitin 1879, avokatja Belva Lockwood nxiti Kongresin që të pranohej në sallën e Gjykatës së Lartë dhe të argumentonte rastet. Në atë kohë, trupi deklaroi se “askush, përveç burrave, nuk lejohet të ushtrojë [para nesh] profesionin e avokatit dhe këshilltarit”, por Lockwood hartoi legjislacionin që do të “lehtësonte kufizime ligjore të grave”. Akti u miratua nga Kongresi dhe u nënshkrua nga Hayes. Lockwood më në fund u pranua në Gjykatën e Lartë më 3 mars 1879. Ajo argumentoi para gjykatës një vit më vonë.

Shumë pak është folur për këtë president, madje disa as që kanë dëgjuar. Rutherford Hayes ishte republikan. Gjatë Luftës Civile arriti gradën e gjeneralit; pas luftës shërbeu si kongresmen për dy mandate, ku edhe krijoi reputacionin e politikanit të ndershëm. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 1868, Rutherford humbi votat popullore, por fitoi ato të Kolegjit Elektoral (185-184). Si presidenti Hayes ndoqi një politikë pajtuese ndaj shteteve të jugut. Ai shërbeu vetëm një mandat sepse pjesën tjetër të jetës e kaloi duke u marrë me çështje humanitare./pozitivi.org/

      

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.