Kur pengesat kthehen në forcë
23/04/2019 Shpërndaje

Kur pengesat kthehen në forcë

Vështirësitë në të folur s’e kanë panguar 17 vjeçarin Egi Dervishi të ndjekë rrugën e vetmë që mendon se do ta çojë drejt suksesit në të ardhmen. I riu u shpërngul në konvikt në Durrës për të ndjekur gjimnazin sportiv. Shpejtësia në të vrapuar është një nga tiparet dalluese të tij. Prandaj jo më kot është fokusuar te atletika dhe kapaciteti i tij në të vrapuar është rreth 300-400 metër.

Cddo ditë stërvitet në të gjitha sportet, për rreth 3 orë anës plazhit, megjithëse të gjithë potencialin e ka përqendruar tek vrapimi. Fillesat e tij në sport janë që në moshën 12 vjeçare, atëherë kur filloi të merret me atletikën, në Tiranë. Studimet e larta dëshiron ti kryejë në një fakultet sporti, në Tiranë ose jashtë vendit, nëse do ti jepej mundësia. Në të ardhmen dëshiron të bëhet profesor në disiplinën e atletikës, për grupmoshat e vogla. Egi beson se aty ku ekziston pasioni i vërtetë dhe dëshira për të arritur qëllimet që secili prej nesh ka brenda vetes, gjithçka është e mundur.

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.