Krrabë, 20 familje ‘luftojnë’ për pronësinë e shtëpive të tyre
12/06/2018 Shpërndaje

Krrabë, 20 familje ‘luftojnë’ për pronësinë e shtëpive të tyre

Në Krrabë një nga problemet që prek banorët e zonës është dhe pronësia. Pavarësisht se nuk njihen si pronarë të ndërtesës me letra prej muajit Prill të 2018 ata paguajnë taksën e shtëpisë.

Një prej tyre, Sadik Stafa i cili banon prej më shumë se 20 vitesh në këto pallate që shihen në video, nuk ka certifikatë për shtëpinë e tij edhe pse thotë se ka provuar disa herë.

“Që nga viti 91’ e deri më sot janë bërë disa herë tentativa nga ish-kryetarë të komunave tani ng administratori i ri, kemi folur me ministrinë e Ekonomisë që i ka në pronësi këto tani dhe presim të marrim lejen e privatizimit”, tha Stafa.

Në dy pallatet e amortizuara të fshatit Skuter që dikur janë përdorur si hotel për punëtorët e ish-minierës sot jetojnë 20 familje të cilat që prej vitit 91′ po luftojnë të bëhen pronarë të banesave të tyre me letra. Alfred Brahja, kryetar i njësisë Administrative Krrabë gjatë forumit “Pushtetari përballë Qytetarit” të organizuar nga Infinit Plus tregon rrugën që po ndiqet për të gjetur zgjidhje për pronat e këtyre banorëve.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.