Kjo aktore e famshme dikur belbëzonte
25/05/2019 Shpërndaje

Kjo aktore e famshme dikur belbëzonte

“Asnjëherë mos hiq dorë”. Kjo është ndoshta një nga shprehjet më klishe që do të dëgjoni kur po ndërtoni karrierën tuaj. Por ka një arsye që këto thënie janë klishe sepse asnjëherë nuk e dini sa larg jush është këndi i suksesit në të ardhmen.

Një gjë është e sigurt, që nëse besoni do t’ja dilni. Një prej atyre që nuk hequr dorë kurrë së besuari është Emily Blunt.

Para se Blunt të emrohej për Golden Globes ajo mezi mund të bënte një bisedë me shokët e klasës. Rreth moshës 7 dhe 14 vjeç, Emily belbëzonte shumë. Ajo e ka treguar këtë për revistën W: “Unë kam qenë një fëmijë i zgjuar dhe kisha shumë për të thënë, por thjesht nuk mund t’i thoja. Kurrë se kam menduar se do të isha në gjendje të ulem dhe të flas me dikë siç po flas tani me ty.”

Por të gjitha këto ndryshuan kur një nga mësuesit e saj e inkurajoi të provonte të luajë diçka në shkollë – një gjë krejtësisht e sikletshme per te duke pasur parasysh faktin se ajo kishte një komunikim kaq të vështirë. Por mësuesi e nxiti që të flasë shpejt me zërin e brendshëm në mënyrë që të mund t’i nxjerrë fjalët dhe kjo ka funksionuar. Deri në fund të adoleshencës, Blunt e kishte kapërcyer belbëzimin dhe vazhdoi të punonte fort derisa arriti karrierë të suksesshme, atë që ajo ka tani.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.