Kisha paguan borxhin mjekësor për rreth 2.000 familje
06/07/2019
0 komente
Shpërndaje

Kisha paguan borxhin mjekësor për rreth 2.000 familje

Një kishë në Wyoming, Michigan, ka paguar borxhin mjekësor për rreth 2.000 familje.

Grand Rapids njoftoi së pari se kisha do të paguajë borxhin mjekësor prej 1,899 familjesh, një shumë që arrin gati 2 milionë dollarë. Kisha shoqërohej me RIP Medical Debt, një organizatë jofitimprurëse që blen borxhe mjekësore, duke e lënë debitorin pa faturë ose barrë tatimore.

“Duhej një donacion prej 15,000 dollarë për të ndihmuar në eliminimin e borxhit mjekësor prej 1.8 milion dollarë që kurrë nuk do të mund të paguhen nga këta njerëz”, tha Sam Rijfkogel, pastor kryesor i kishës.

Familjet do të njoftohen për dhuratën diku javën e ardhshme nëpërmjet një letre nga RIP Medical Debt. Identitetet e marrësit janë të panjohura, madje edhe në kishë, për shkak të ligjeve të privatësisë mjekësore.

“Ne vetëm duam t’u tregojmë atyre se ka njerëz atje që i duan, dhe më e rëndësishmja, zoti ju do”, tha Rijfkogel për ËOOD TV.

“Ne jemi vazhdimisht në kërkim të nevojave për t’i shërbyer popullit dhe për të shërbyer në emër të Krishtit. Ne vetëm gjejmë një nevojë dhe e plotësojmë atë”.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *