Këngëtarja që po ngjitet me sukses në skenën botërore, pranon publikisht se është shqiptare
04/03/2019
0 komente
Shpërndaje

Këngëtarja që po ngjitet me sukses në skenën botërore, pranon publikisht se është shqiptare

Ava Max është këngëtarja me origjinë shqiptare, mjaft e njohur në Britaninë e Madhe dhe jo  vetëm, sidomos pas publikimit të këngës më të fundit “Sweet but psycho”. E ftuar në televizionin italian “Rai Uno” Ava ka pranuar përpara gjithë teleshikuesëve origjinën, ndërsa ka përshëndetur ndjekësit shqiptarë në gjuhën shqipe.

Blogeri Olti Curri ka publikuar në ‘Instagram’ disa pamje të këngëtares gjatë emisionit, ku Ava dëgjohet gjatë intervistës me prezantuesin Fabio Fazio, të pranojë se është shqiptare. “Përshëndetje shqiptarë, ju dua shumë”, ka thënë ajo në këtë përshëndetje drejtuar shqiptarëve.

Suksesi i këngëtares me origjinë shqiptare, Amanda Koçi, e njohur me emrin artistik Ava Max, po rritet çdo ditë. Ylli i pop-it ka kryesuar listat e Britanisë së Madhe, me këngën  e saj të fundit. Kënga e saj ka pushtuar tabelat në Evropë për javë të tëra, ndërsa në Amerikë ndodhet në vendin e 87, por që vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë.

Këngëtarja e re është me prejardhje nga Saranda. Tashmë ka arritur që të depërtojë në tregun ndërkombëtar të muzikës, duke iu bashkuar listës së këngëtarëve të suksesshëm nëpër botë, si Bebe Rexha, Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi etj.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *