Këngëtarja e re shqiptare fiton çmimin prej ’25 mijë eurosh’ në festivalin ndërkombëtar
02/09/2018 Shpërndaje

Këngëtarja e re shqiptare fiton çmimin prej ’25 mijë eurosh’ në festivalin ndërkombëtar

Inis Neziri, këngëtarja e re shqiptare e cila që në moshën 12 vjeçare, ka marrë pjesë në garën e festivalit “Gjeniu i Vogel 5” ku fitoi çmimin e parë, së fundmi ka fituar sërish çmimin e parë në festivalin ndërkombëtar “Golden Stag” prej ’25 mijë eurosh’, që u mbajt në Rumani.

Ajo ka nisur të këndojë që kur ishte e vogël por tashmë karriera e saj në botën e muzikës po ndjek hapa të sigurt drejt suksesit. Kënga me të cilën Inisi arriti të triumfojë mes 18 konkurentëve nga 15 vende të botës titullohej “Unë jap jetën time për dashuri”.

Artistja e re në moshë, ka marrë pjesë në shumë festivale ndërkombëtare në Ballkan dhe Evropë dhe kjo përvojë i ka shërbyer duke u bërë fituese e çmimit të madh prej 25 mijë eurosh.

Pasi ka marrë çmimin e parë,  17 vjeçarja mësohet të ketë thënë se ky është çmimi më i rëndësishëm që ka marrë deri tani në karrierën e saj.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.