Kaloi në mbidozë me djalin e mitur në makinë, pas 3 vitesh mamaja e re feston 3 vjet esëll
20/11/2019 Shpërndaje

Kaloi në mbidozë me djalin e mitur në makinë, pas 3 vitesh mamaja e re feston 3 vjet esëll

Tre vjet më parë, nëna e re Erika Hurt shkoi virale për mbidozën e heroinës që kishte konsumuar në makinë ndërsa në sediljen e pasme kishte djalin e saj të mitur.

Fotografia është postuar nga një oficer policie me qëllimin për të rritur ndërgjegjësimin.

Më 22 tetor, Erika festoi tre vjet të kthjellta me një fotosesion special me djalin e saj.

“Sot shënohen tre vjet esëlll për mua”, ka shkruar Erika në Facebook. “Tashmë e dini, por më lejoni të rikujtoj. 3 vjet më parë unë kisha kaluar dozën e heroinësë që kisha konsumuar, ndërsa kisha edhe djalin në makinë. Por sot kjo është diçka që kam vendosur ta lë pas”.

Narkani është një trajtim urgjent që përdoret për të të mbrojtur nga mbidozat narkotike të drogës.

Ajo vazhdoi: “Ajo që është me të vërtetë e rëndësishme sot, është fakti që Narcan më shpëtoi jetën! Narcan më mbajti gjallë deri sa doja të jetoja! Ndërsa unë mund të pranoj që djali im për fat të keq NUK ishte aq i mjaftueshëm sa të më mbante esëll, atëherë, ndërsa sot ai është motivimi im”, ka thënë ajo.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.