JoTabu, dhuna me bazë gjinore
10/06/2019
0 komente
Shpërndaje

JoTabu, dhuna me bazë gjinore

Dhuna me bazë gjinore ka qenë tema e kuizit “JoTabu” në emisionin e rradhës në “Trokit”. Emisioni ka startuar me sfidën e dy të rinjve të cilët u janë përgjigjur pyetjeve të ndryshme përsa i përket dhunës, ku shfaqet, në cilat ambiente dhe zona ndodh më shumë, si mund ta paradalojmë dhe informacione të ndryshme edukuese dhe informuese për të gjithë publikun.

Dhuna me bazë gjinore ushtrohet ndaj vajzave dhe grave për shkak të gjinisë. Të ftuara në studio për të folur për dhunën me bazë gjinore kanë qenë të ftuara Armela Pengili Drejtore Ekzekutive e Qendrës “Act Fot Society”, Monika Kocaqi eksperte për çështjet e dhunës me bazë gjinore e cila ndër të tjera shpejgoi se termin dhunë: “Në përgjithësi ne flasim për dhunë ndaj grave dhe vajzave, flasim për dhunën në familje. Është e vërtetë ajo që tha Armela se dhuna me bazë gjinore është një formë dhune që i prek të dyja gjinitë por statistikat tregojnë dhe përkufizimet e këtij fenomeni japin të dhëna se dhuna me bazë gjinore ushtrohet kryesisht ndaj grave dhe vajzave pikërisht për shkak të gjinisë së tyre. Pra sepse janë gra dhe vajza që do të thotë për shkak të marrëdhënies së pushtetit dhe kontrrollit të burrave të tyre mbi to”.

Perceptimet e shoqërisë shqiptare ndonjëherë janë të trashëguara dhe për ta ndryshuar këtë realitet Armela thotë se përdorin metoda të ndryshme. “Ne punojmë shumë sidomos me djemtë e rinj. Dhe gjithë synimi është që të arrijmë sa më shumë djem të rinj që të ndryshojmë perceptimin e tyre. Ne kemi disa programe punojmë me UNFPA për një program në të cilin në ditë të ndryshme ndërkombëtare mundohemi sa më shumë të ndërgjegjësojmë por ndërkohë jemi dhe te programi iniciativa e burrave të rinj ku kryesisht fokusi është te djemtë e rinj. Gjatë gjithë kohës te të rinjtë kemi shumë metoda që duam të arrijmë. Interesi është shumë i madh. Në fillim djemtë duhet ti tërheqim në formë lojë dhe përpiqemi ti bëjmë pak më atraktive.

Përgjatë emisionit u përcollen mesazhe të ndryshme për kategori njerëzish që dhunën e kanë pjesë të jetës së tyre, por edhe për ata që mundohen ta ndryshojnë këtë fenomen. Dhuna me bazë gjinore është një fenomen global, dhe atë e ndeshim çdo ditë në forma të ndryshme. Të dhëna më te detajuara dhe mesazhe të ndryshme u përcollën edhe përmes insertit të përgatitur në kuadër të këtij emisioni.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *