“Jo tabu”, çdo të premte në INtv
13/05/2019 Shpërndaje

“Jo tabu”, çdo të premte në INtv

“Jo tabu” një kuiz argëtues dhe edukues mbi shëndetin seksual dhe riprodhues i bashkohet emisionit “Trokit” në INtv, çdo të premte për gjashtë javë.

Shëndeti seksual dhe riprodhues është një gjendje fizike mendore dhe sociale që ka nevojë për shumë informacione në të gjitha aspektet. Në ditët e sotme të rinjtë dhe jo vetëm nuk duhet të kenë tabu për trupin dhe shëndetin riprodhues, prandaj kjo rubrikë do të zhvillohet me rinj që konkurojnë përballë njëri-tjetrit për njohuritë që kanë në fushën e shëndetit seksual dhe riprodhues, si dhe me të ftuar profesionistë të fushës të cilët do të përcjellin informacione të detajuara dhe të sakta për tema të ndryshme.

Në emisionin e parë përmes një konkursi mes 2 të rinjve, ata u testuan sesa informacione kanë mbi shëndetin seksual. Tematika e parë për ka qenë mbi kontracepsionin. Të ftuara në emision për t’u dhënë përgjigje shumë pikëpyetjeve ishin 2 profesioniste të fushës Dorina Toçaj analiste e programit të UNFPA për shëndetin seksual dhe riprodhues dhe Gentjana Qirjako shefe e depratamentit të promocionit të shëndetit në Institutin e Shëndetit Publik. Toçaj prezantoi të dhënat e Studimit Demografik Shëndetësor të realizuar përgjatë vitit 2017-2018 në rang ndërkombëtar, për planifikimin familjar dhe metodat e kontracepsionit.

Sipas studimit të rinjtë janë shumë pak të informuar dhe ndërgjegjësuar për metodat kontraceptive. Për grupmoshën 15-19 vjeç 3.5% e të rinjve të pyetur mund të përdornin çfarëdolloj metode dukë përfshirë edhe atë natyrore, ndërsa 0.3% e të rinjve përdorinin kondomin. Për grupmoshën 20-24 vjeç vihet re se është i lartë përdorimi i çfarëdolloj metode natyrore, kurse prezervativi mashkullor përsëri 1.7%, një nivel mjaft i ulët.

Gjatë emisionit u përcollën informacione dhe mesazhe të rëndësishme nga të ftuarat dhe të rinjtë pjesëmarrës në kuiz, për shëndetin seksual dhe riprodhues dhe metodat kontraceptive.

Ky emision do të shërbejë si një mënyrë për të ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e shëndetit seksual dhe riprodhues, për këtë arsye u mbyll me një pjesë të inskenuar nga edukatorët bashkëmoshatarë për të diskutuar për çështje të shëndetit seksual dhe riprodhues. U fol për konraceptivët, informacionet që kanë të rinjtë për këto shërbime dhe produkte, vendi ku marrin informacione dhe ku mund të drejtohen.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.