‘Jam unë’
04/07/2019
0 komente
Shpërndaje

‘Jam unë’

Luli Progni: “Jam unë” – një hapësirë për ata që e duan profesionin e tyre, që nuk shtiren ndryshe, që nuk ankohen gjithë ditën se Shqipëria s’bëhet, …për ata që nuk kanë turp të thonë #jamune. Pa inskenime, pa gënjeshtra, pa censurë. Gjithçka ashtu siç është, e vërtetë.

Epsiodi i parë me gazetaren Klodiana Lala. 
Kam njohur pak njerëz që e duan kaq shumë profesionin e tyre, sa Klodiana Lala. Ndaj e kemi zgjedhur të parën. Të tjerë personazhe do ta pasojnë, me detaje të një dite intensive, ashtu siç është dita e tyre, e ashtu siç janë personazhet, pa kuruar asnjë detaj. 

Në 12 minuta plot dinamikë, janë zgjedhur momentet më pikane të ditës së saj më 17 qershor, prej mëngjesit kur është me familjen, raportimi në terren, përgatitja e kronikës në News24, kafja e shkurtër me kolegët, performanca në studion e Adi Krastës dhe në “Opinion”. Një ditë që mbyllet me rrëfimin e Klodit, dilemën e saj nëse është një model frymëzimi…
Po Klodi, ti je një model frymëzimi për mua dhe për shumë të tjerë! Faleminderit!

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *