Iu prishën pak para diplomimit, mësuesi heq këpucët nga këmbët për t’ja dhënë nxënësit
19/06/2019 Shpërndaje

Iu prishën pak para diplomimit, mësuesi heq këpucët nga këmbët për t’ja dhënë nxënësit

Një mësues zëvendësues ka bërë një gjest mirësie ndaj një nxënësi të klasës së 5-të në ditën e diplomimit. Këpucët e nxënësit iu prishën pak para se ai të ecë nëpër skenë për t’u diplomuar në George Mason Elementary në Richmond të Virxhinias.

Këshilltari i shkollës dërgoi nxënësin dhe nënën e tij te mësuesi i artit duke shpresuar që të gjejnë disa mjete për t’ja rregulluar përsëri këpucët djalit. Por ishte e pamundur të rregulloheshin. Në këtë moment vjen në ndihmë mësuesi Vohn Leëis, i njohur më së shumti si Z. Lewis, i cili i ndriçoi ditën.

“Unë jam kështu, dhe zemra ime shpesh më çon në situata të tilla”, tha Leëis për WTVR. “Unë i thashë nxënësit që mund të veshë këpucët e mia, pasi i kam madhësi 10”. Mësuesi i artit, Bradley Kopelove, tha për lajmet që ajo “pothuajse qante” pasi pa Leëis që t’i ofrojë studentit këpucët e tij.

Mësuesi i artit, Bradley Kopelove, tha për lajmet që ajo “pothuajse qante” pasi pa Leëis që t’i ofrojë studentit këpucët e tij. “Isha kaq mirënjohëse. E dija se mund të mbështetem tek mësuesi”, tha e ëma e djalit.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.