Italia në shesh: Të shpëtojmë Alvin
06/11/2019
0 komente
Shpërndaje

Italia në shesh: Të shpëtojmë Alvin

Alvin Berisha është 11 vjeçari shqiptar i cili ndodhej në kampin e Al-Hol në Siri dhe nuk mund të dilte prej aty edhe pse i ati e kërkonte. Rasti i tij ka prekur jo vetëm publikun shqiptar por edhe atë italian. Në kullën Pirellone në Milano, që nga mbrëmja e sotme do të qëndrojnë dritat e ndezura, ku përmes tyre do të formohen shkronjat “Lironi Alvinin”.

Ky propozim Propozimi që është bërë nga drejtuesi i Forza Italia, Gianluca Comazzi, gjeti konsensus me miratimin e Byrosë së Këshillit Rajonal të kryesuar nga Alessandro Fermi dhe bëhet me qëllim nxitjen e qeverisë italiane për të nisur kontaktet diplomatike për lirimin e 11-vjeçarit

Alvin Berisha është 11 vjeç. Ai ka lindur dhe është rritur në Barzago në provincën e Leço. Në vitin 2014 (në moshën 6 vjeç) ai u mor në Siri nga nëna e tij e cila u bashkua me radhët e Kalifatit.

Babai i tij, Afrim Berisha, e kërkonte prej vitit 2014, që pas momentit kur nëna e tij, braktisi familjen në Itali ku jetonin prej vitesh dhe e mori Alvinin me vete kampin Al Haul në Siri.

Disa ditë pas vrasjes së udhëheqësit të Isis Abu Bakr al Bagadi, “i vdekur si qen” siç tha Donald Trump, disa orë pas njoftimit të Turqisë për arrestimin e motrës së tij Rasmiya Aëad, të përcaktuar nga autoritetet e Ankarasë “një minierë ari e inteligjencës” mbi Kalifatin, një valë solidariteti për çlirimin e një fëmije që nuk është në dijeni të çmendurisë së terrorizmit islamik po fillon në Milano.

11 vjeçari thuhet se është plagosur në këmbë për një kohë të gjatë dhe i braktisur në kampin sirian të Al-Hol, aty ku dhjetëra mijëra fëmijë kanë mbijetuar në beteja të vështira, të cilat kanë parë mizori të paimagjinueshme. Jeta atje ka qenë një tragjedi për të.

Ndërkaq ditën e sotme ka qarkulluar lajmi se Alvin është nxjerrë nga kampi Al-Hol në Siri, dhe sipas mediave arabe tani ndodhet në një vend të sigurt.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *