Infinit + vëzhgon fëmijët e rrugës: Jemi të detyruar të lypim
04/09/2019 Shpërndaje

Infinit + vëzhgon fëmijët e rrugës: Jemi të detyruar të lypim

Situata e fëmijëve të rrugës në Shqipëri shihet mjaft problematike. Sipas Raportit Kombëtar për Fëmijët në Situatë Rruge të realizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në vitin 2014 u identifikuan 2527 fëmijë në situatë rruge, në 2017 identifikoi në terren 372 fëmijë ndërsa në 2019 u bënë  30 kallëzime për shfrytëzim të fëmijëvë në situatë rruge.

Sakaq midis viteve 2015-2017 u raportuan 414 raste të reja në 7 bashki për fëmijë në situatë rruge, ndërsa 251 fëmijë në situatë rruge u menaxhuan përmes shërbimeve sociale në vitin 2017. Një tjetër e dhënë interesante nga ky raport tregon se në 2017, 208 fëmijë në situatë rruge nisën në shkollë.  Edhe në vitin 2019, 169 fëmijë në situatë rruge nisën në shkollë, nga këto 15 raste në Tiranë, që u regjistruan në kopështe dhe çerdhe publike.

Nga 2009 deri në vitin 2019 nga 115 autorë të akuzuar nga policia për trafikim të fëmijëvë janë dënuar vetëm 42 prej tyre. Infinit+ e ka ndjekur nga afër situatën e fëmijëve duke u njohur me disa histori të ndryshme. Fëmijët i përkasin moshave 8 vjeç, 6 vjeç, 10 vjeç, 12 vjeç.

Jetesa e varfër i ka detyruar ata që të dalin në rrugë të lypin për jetesë. Elda e cila është 10 vjeç ka dale në rrugë e detyruar nga prindërit prej varfërisë. Së bashku me vëllanë e saj 4 vjeç shkon nëpër lokalet e Tiranës për të mbledhur qindarka.

Elisi 6 vjeç, tanimë është strehuar në një qendër sociale të Bashkisë Tiranë. Dita e tij tashmë ka ndryshuar, pasi nuk endet nëpër rrugë që të mbledhë qindarka. Ai ka zënë shokë të rinj dhe me to luan çdo ditë në qendër. Ndërsa Ambra e cila është 8 vjeçe, falë ndihmës së shërbimit social në bashki ka shkuar për herë të parë në shkollë. Tanimë ajo ka mësuar të shkruajë dhe lexojë si të gjithë moshatarët e saj.

Një tjetër fëmijë që ka ndarë historinë me Infinit + është edhe Elsa. Ajo ka dalë në rrugë të lypë për shkak të jetesës së vështirë. Prindërit e saj janë të divorcuar. Aktualisht jeton në një barake

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.