Infinit + bëhet pjesë e rrjetit rajonal të gazetarëve
03/04/2019
0 komente
Shpërndaje

Infinit + bëhet pjesë e rrjetit rajonal të gazetarëve

Infinit Plus bëhet pjesë e rrjetit rajonal të gazetarëve në projektin e Internews, organizatës ndërkombëtare jofitimprurëse, me temë “Strengthening Indipedent Media in Europe and Eurasia”, një iniciativë që mbështet median rajonale në Evropën Lindore, Ballkanike me synim rritjen e aksesit të qytetarëve në informacion të besueshëm rreth çështjeve lokale, rajonale dhe ndërkombëtare me rëndësi publike, duke mbështetur sektorin e mediave të pavarura.

Në kuadër të këtij projekti Infinit është bërë pjesë e trajnimit që po zhvillohet në Podgoricë me temë “Multimedia journalism training: Improving storytelling competencies of journalists in the Balkans”, në të cilin marrin pjesë  13 përfaqësues mediash dhe organizatash nga 6 vende të ndryshme si Tirana, Prishtina, Sarajevo, Belgrade, Skopja, Podgorica.

Gjatë trajnimit përfaqësuesja e Infinit Plus ka prezantuar dhe shfaqur përpara ekipit pjesëmarrës në këtë trajnim dhe përfaqësuesëve të Internews, disa nga punët dhe reportazhet e realizuara nga Infinit në projektet e mëparshme, për të ndarë me ta eksperiencat dhe rezultatet konkrete që janë arritur në finalizimin e tyre. Të pranishmit ndoqën me interes videot e shfaqura, duke vënë fokusin tek temat e përzgjedhura, mënyra si janë trajtuar fenomenet dhe realizimi i këtyre reportazheve duke përdorur elementë tërheqës dhe interesantë për publikun.

Trajnimi do të zhvillohet prej 3 ditësh, në kuadër të këtij bashkëpunimi mes vendeve të rajonit për këtë projekt, ku ndër të tjera janë diskutuar edhe problemet e medias në balkan, si mund të përmirësohen dhe si shërbejnë bashkëpunime të tilla mes gazetarëve të rajonit për të pasqyruar realitetin e çështjeve dhe problematikave lokale, rajonale ndërkombëtare sa më mirë dhe për të ngritur ura bashkëpunimi më të forta mes vendeve që janë përzgjedhur për implementimin e këtij projekti në vazhdim.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *