Infermierja shqiptare më e njohur në Toscana, shpëton jetën e 2 grave italiane në tramvaj dhe aeroplan
04/10/2019 Shpërndaje

Infermierja shqiptare më e njohur në Toscana, shpëton jetën e 2 grave italiane në tramvaj dhe aeroplan

Infermierja me origjinë shqiptare Lorisa Katra ka një shpirt human të cilin e ka demonstruar duke shpëtuar dy jetë njerëzish. Kjo ka ndodhur jo gjatë orarit të punës së saj si infermiere por ndërsa ka qenë duke udhëtuar.

Ajo ka shpëtuar një grua në aeroplan dhe disa ditë më parë një tjetër në një tramvaj. Pas këtyre rasteve infermierja me origjinë shqiptare është bërë një nga më të njohurat në Toscana.

Shtatorin e vitit të kaluar, ndihmoi një të moshuar italiane që kishte pësuar takikardi, kur po udhëtonin me aeroplan nga Londra në Pisa. Ngjarja e dytë ka ndodhur më 1 tetor. Ndërsa ajo ishte duke udhëtar me tramvaj, kishte vënë re një grua që nuk ndihej mirë dhe menjhëerë ka ndërhyrë duke i dhënë ndihmën e parë. Më pas ka lajmëruar ambulancën për ta dorëzuar në duart e kolegëve.

Në një intervistë për AssoCareNeës.it, ka treguar për rastin në fjalë duke thënë se nuk ka bërë ndonjë gjë të rrallë pavarësisht se i ka shpëtuar jetën një njeriu.

“Unë nuk bëra asgjë të jashtëzakonshme. Fakti është se të tre, unë dhe dy shoqe, nga të cilët një kolege, kemi vërejtur në tramvajin që na çoi në Firence që pranë nesh ishte një zonjë që nuk ishte mirë. Ajo ishte shumë e zbehtë, dulëshonte gazra dhe gjithçka na la të mendonim për një arrest të mundshëm kardiak. Ne u afruam, kontrolluam pulsin e saj dhe lajmëruam menjëherë 118-ën, duke rënë dakord të arrinim në një ndalesë fikse me ambulancën. Ndërkohë ne qëndruam me të për të siguruar atë dhe, mbi të gjitha, për ta mbajtur atë të sigurt, duke e ndihmuar deri sa ajo zbriti për t’u ndihmuar nga infermierët. Për fat të mirë, gjithçka u zgjidh në mënyrën më të mirë. Me sa di unë, zonja është më mirë tani dhe nuk është në rrezik për jetën”, deklaroi Lorisa Katra.

25-vjeçarja shqiptare, ka dy muaj që punon si infermiere në Departamentin e Mjekësisë të Spitalit të Vignola (Modena) në Itali. Ky rast ka vënë edhe njëherë në pah humanizmin e saj por gjithashtu e ka rritur figurën e saj në sy të të gjithëve.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.