I riu shqiptar zgjidhet asamblist në një komunë në Zvicër
09/10/2018 Shpërndaje

I riu shqiptar zgjidhet asamblist në një komunë në Zvicër

Drin Alaj 28 vjeç, nga Vokshi i Deçanit ka fituar në zgjedhjet që janë mbajtur të dielën në Zvicër dhe është zgjedhur asamblist në Këshillin Komunal të Cham të Kantonit Zug.

Kjo është një nga historitë e suksesit të shumë shqiptarëve të tjerë që kanë vendosur të ndërtojnë jetën dhe karrierën në vende të botës. Drini, anëtar i SP-së ka marrë 1531 vota falë të cilave fitoi të drejtën që të jetë pjesë e Këshillit Komunal për asamblist në Komunën Cham.

28-vjeçari, ka lindur dhe është shkolluar në të njëjtën komunë. Megjithëse tani është në moshë të re, ka filluar me sukses karrierën  duke u bërë pjesë e politikës zvicerane. Me këtë arritje, Drini i bashkohet grupit të shqiptarëve të suksesshëm në botë.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.