I riu shqiptar që u vra në Mynih sot bën 23 vjeç, babai i shkon mbi varr: Në vend dhuratës të dhashë lule
24/08/2017 Shpërndaje

I riu shqiptar që u vra në Mynih sot bën 23 vjeç, babai i shkon mbi varr: Në vend dhuratës të dhashë lule

Sulmi terrorist që ndodhi më 22 korrik të vitit të kaluar në Mynih të Gjermanisë, ku mbetën të vrarë 10 persona mes tyre dhe 3 të rinj shqiptarë, tronditi mbarë botën.

Mes 9 viktimave nga sulmi me armë zjarri, ishin edhe tre të rinjtë nga Kosova Armela Segashi 14 vjeç, shoqja e saj Sabina Sulaj dhe Dijamant Zabergja 21 vjeç.

Sulmi ndodhi në afërsi të qendrës tregtare Olympia, pasi 18-vjeçari Ali David Sonboly me kombësi gjermano-iraniane hapi zjarr mbi njerëzit. Autori i viktimave, 18 vjeçari Ali David Sonboly, sipas autoriteteve kishte probleme psikologjike. Humbja e 3 të rinjëve nga Kosova ishte tepër e rëndë për familjarët, të cilët edhe sot e kësaj dite e kujtojnë me brengë në shpirt, shkruan pozitivi.org.

21 vjeçari Kosovar Dijamant Zabergja që vdiq gjatë sulmit në qendrën tregtare në Mynih, sot mbush 23 vjeç. Dijamant Zabergja dhe Armela Segashi janë varrosur në vendlindjet e tyre në Ropicë të Vushtrrisë, përkatësisht në Podujevë. Në lule të rinisë, një i ri që e kishte jetën përpara sot tretet në dhe.

Babai i Diamantit, Naim Zabergja,  sot në 23 vjetorin e lindjes së djalit të vetëm ka shkuar pranë varrit të tij me lule shumëngjyrëshe, të gjalla e  plot jetë. Më pikëllim të thellë i ati shkruan këto fjalë prekëse, mwson pozitivi.org. “Sot biri i im do i mbusheshe 23 vjet në vend se të të bleja një dhuratë  të mirë të bleva lule dhe t’i lash mbi varr”.

Sulmet  terroriste në vitet e fundit kanë qenë të njëpasnjëshme. Njerëz të pafajshëm kanë humbur jetën në forma tepër brutale e të frikshme. Ndër aktet terroriste të ndodhura së fundmi  që do mbahen mend në histori janë sulmi në urën e Londrës, në Paris, Manchester, dhe së fundmi në Barcelonë. Sot një javë më parë, në Barcelonë nga një sulm terrorist me furgon mbetën të vdekur 14 persona dhe mbi 100 të tjerë të plagosur. Shumë njerëz u larguan nga kjo botë padrejtësisht, fëmijë të rritur, nëna e baballarë, e shumë të tjerë humbën personat më të dashur. Brenga dhe malli i prindit për fëmijën nuk shuhet as mbi varrin e zi…

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.