I riu nga Elbasani shpallet kampion i tatuazheve në Gjermani
15/02/2019 Shpërndaje

I riu nga Elbasani shpallet kampion i tatuazheve në Gjermani

Daniel Kafa është i riu nga Elbasani që ka arritur të fitojë çmimin e parë për realizimin e tatuazheve në Stuttgart të Gjermanisë. 29 vjeçari ka arritur të rrëmbejë trofeun e kompeticionit “Convention Tatoo” në Stuttgart.

Talenti i tij i spikatur ka arritur të impresionojë jurinë edhe publikun në Gjermani. Ka realizuar tatuazhe mbresëlënëse prej vitesh, e tani ka arritur majat e profesionalizmit duke rrëmbyer edhe çmimet e para, në mesin e shumë konkurentëvë e të tjerë nga bota.

Danieli jeton në Selanik të Greqisë me familjen. Nuk është i njohur vetëm në Greqi, qytetin ku jeton prej vitesh, por tashmë i ka kaluar kufijtë, duke deportuar kudo në Europë, kjo  fale talentit, punën së plodhur dhe mbi të gjitha pasionit.

Padyshim që ai tashmë i bashkohet ‘klubit’ të shqiptarëve të suksesshëm jashtë vendit, të cilët na bëjnë krenarë çdo ditë e më shumë me sukseset që arrijnë.

                     

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.