I moshuari kërkon 100 letra për ditëlindje, merr me mijëra nga e gjithë bota
05/03/2019 Shpërndaje

I moshuari kërkon 100 letra për ditëlindje, merr me mijëra nga e gjithë bota

Një veteran i Luftës së Dytë Botërore mbushi 100 vjeç dhe për ditëlindje dëshironte vetëm një gjë: 100 karta ditëlindjeje.

Dëshira e tij u bë realitet, madje mori më shumë nga çfarë kërkoi.

Shtëpia e të moshuarve ku jeton Joe Cuba, dëshironte t’i realizohej dëshira, në këtë mënyrë ata postuan një foto në Facebook,  në të cilën i moshuari mbante një kartë që lexonte “Unë jam një veteran i Luftës së Dytë Botërore i cili do të bëjë 100 vjeç më 2 mars 2019. Do të doja të merrja 100 letra për ditëlindje”.

Pasi fotografia u postua, Joe ka marrë më shumë se 2.500 kartolina ditëlindjeje dhe mbi 100 dhurata nga njerëz në mbarë botën.

“Joe vazhdon të jetë i habitur nga bujaria e të gjithëve”, shkroi Brookdale Midëestern në një postim në Facebook. Nëse dëshironi ti dërgoni Joe një letër ditëlindjeje ose dhuratë, dërgojani tek: 918 Midëestern Parkëay, Ëichita Falls, TX 76302.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.