Historia e Tuzi-t, komunës që udhëhiqet nga një shqiptar
04/03/2019
0 komente
Shpërndaje

Historia e Tuzi-t, komunës që udhëhiqet nga një shqiptar

Komuna e Tuzit në Mal të Zi udhëhiqet zyrtarisht nga një shqiptar. Fituesi është Nikë Gjeloshaj, kandidat i përbashkët i koalicionit të tre partive shqiptare: Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar të cilët u bashkuan nën siglën ‘Malësia na bashkon’. Nga numërimi i kutive në njësitë zonale në Drume, Grudë, Trieshi, Koja dhe Hoti koalicioni i Forumit Shqiptar ka rezultuar se Gjeloshaj ka fituar zgjedhjet bindshëm, ndaj rivalëve të tij malazez, boshnjak dhe serb. Ai ka marrë 3682 vota, ose rreth 50% të totalit.

Kujtojmë se pas Ulqinit, Tuzi është komuna e dytë me shumicë shqiptare, ku janë zhvilluar për herë të parë zgjedhjet lokale të pavarura nga komuna e Podgoricës, në të cilën ishin nën varësi deri para një viti. Tuzi u nda nga Ulqini në 1 shtator 2018. Tanimë në Mal të zi janë 2 komuna që drejtohen nga udhëheqës shqiptarë. Fitorja e zgjedhjeve lokale është festuar me flamuj kuq e zi nga shqiptarët në Mal të Zi, mbrëmjen e kaluar në rrugët e komunës së Tuzit. ‘Në malësi fitojnë shqiptarët’, ka thënë Nik Gjeloshaj teksa mbajti fjalën para mbështetësve të tij.

Fitorja historike është përshëndetur edhe nga politika shqiptare dhe të gjithë aktorët e tjerë, përfshirë edhe qytetarët. Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj përmes një postimi në twitter ka uruar shqiptarët e Tuzit, duke theksuar se Tuzi na dha një mësim të vlefshëm se përtej logove, bindjeve politike apo protagonizmit, vetëm të bashkuar mund t’i shërbejmë interesave të shqiptarëve. ‘Tuzi na dha një mësim të vlefshëm se përtej logove, bindjeve politike apo protagonizmit, vetëm të bashkuar mund t’i shërbejmë interesave të shqiptarëve. Urimet më të përzemërta koalicionit “Forumi shqiptar” për rezultatin historik’, shkruan Cakaj.

Ndërkaq edhe ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur fitore historike, ndërsa ka uruar kryetarin e ri dhe të gjithë shqiptarët e Malit të Zi përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Urimet për këtë fitore kanë qenë të shumta si nga Shqipëria dhe nga Kosova.”Nje urim te perzemert per zotin Nik Gjeloshaj, keshilltaret dhe zgjedhesit shqiptare te Tuzit! Te dashur miq, ne votimin e djeshem ne Komunen e Tuzit qytetaret votuan per zotin Nik Gjeloshaj dhe keshilltaret e forcave politike te bashkuar shqiptare. Me kete rast le te urojme se bashku kryetarit te ri, keshilltareve dhe zgjedhesve te Tuzit per fitoren e djeshme historike dhe suksese ne detyren e tyre. Urime! sb”, shkruan ish-kryeministri.

Komuna e Tuzit, është komunë në Mal të Zi, që shtrihet në juglindje të Podgoricës është qendër e Malësisë së Madhe
Është qyteti më i madh dhe më i rëndësishëm në rajon. Shqiptarët e Tuzit janë nga fiset e Hotit, Grudës, Trieshit dhe Kojës të zonës së Malësisë. Shqiptarët e Malësisë e konsiderojnë Tuzin si një qendër të rëndësishme kulturore dhe tradicionale për njerëzit e tyre. Edhe pse Tuzi është historikisht një qytet me shumicë shqiptare, atje ka edhe disa grupe të vogla etnike, si boshnjakë (myslimanë) dhe malazezë që janë vendosur atje më vonë.
Në vitin 1911, për herë të parë që nga koha e Gjergj Kastriotit, flamuri shqiptar u ngrit në majë të malit Deçiçit në Tuz gjatë Betejës së Deçiçit. Në betejë, Ded Gjo Luli udhëhoqi shqiptarët në fitore kundër osmanëve e cila shënoi një pikë kthese në vetëvendosjen shqiptare. Më 1 shtator 2018, Tuzi u shpall komunë e territorit të Malit të Zi, e drejtë e shqiptarëve që kërkohet për 30 vite.

Edhe pse nuk ka të dhëna historike për emrin “Tuz”, banorët thonë se ai e ka marrë emrin nga themeluesi i tij dhe banori i parë, Llesh Tuzi, i cili u vendos aty në shekullin e 13-të. Sipas disa dokumenteve të një kishe lokale katolike, emri Tuzi është përdorur në vitin 1222. Sipas regjistrimit të popullsisë në 2011, struktura nacionale e popullsisë së Tuzit është : 2.383 Shqiptarë, 932 Boshnjakë, 554 Myslimanë, 454 Malazezë, 111 Romë, 13 Serbë, 172 të tjerë, 122 të paidentifikuar, 7 sipas përkatësisë rajonale, gjithsej 4.748. /pozitivi.org/

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *