Historia e emigrantit shqiptar që po fikson gazetarët e famshëm
05/06/2019 Shpërndaje

Historia e emigrantit shqiptar që po fikson gazetarët e famshëm

Një shkrimtar i panjohur që godet në shenjë me herën e tij të parë. Ëndrrat, shpresat dhe aventurat e një shqiptari në Itali, janë historia personale në librin që po fikson italianët që nga muaji janar, kur historia personale pa dritën e botimit.

Autori Eltjon Bida është 41-vjeçari i lindur në fshatin e vogël Bashkim të Fierit, që sot po intervistohet nga emrat e njohur të medias italiane për historinë e jetës që e rrëfen në librin autobiografik “C’era una volta un clandestino” (Na ishte një herë një klandestin). Udhëtimin me gomone dhe gjithë aventurat e një 17-vjeçari që në Shqipëri s’përfundoi dot gjimnazin, por që sot flet 6 gjuhë të huaja,  i zbulon në këtë intervistë të pare për “Panorama Plus”.

Gjatë intervistës është shprehur se Libri filloi që nga dita që u nis për në Itali.  “Domethënë tregoj marrëveshjet që unë edhe im atë bëmë atë ditë me kontrabandistët. Unë në fillim provova të nisesha me dokumente false, por dështova. Në të njëjtën ditë kur më kthyen mbrapsht, i thashë babit që unë në fshat nuk kthehesha më. Do provoja të nisesha me gomone.  Nuk më tha jo dhe kështu, ashtu si ishim akoma në Vlorë, shkuam dhe folëm me skafistët. Para se të nisesha me gomone, nuk kisha frikë. E di, që kur trurin e ke tek Italia s’të shkon fare mendja te frika”, ka thënë Bida.

Sakaq gjatë intervistës ai ka folur edhe për aventurat që ka kaluar si emigrant dhe ndihmën që u ka dhënë qindra të tjerëve. “E vërtetë, flas për shumë aventura. Tregoj jo vetëm eksperiencën me gomone apo jetën që bëja në Abruzzo. Unë tregoj edhe si për muaj me radhë flija në vagonë mallrash treni dhe haja bukë nëpër qendra bamirësie. Këto qendra që si unë, kanë ndihmuar dhe mijëra emigrantë të tjerë. Prandaj edhe 10% të fitimit nga shitja e librave ia jap një qendre bamirësie.

Në libër flas edhe për dy shokë që morën një rrugë të keqe e shumë aventura të tjera. Po, në romanin tim tregoj edhe për marrëdhëniet që kisha me një vajzë italiane. Tregoj çdo detaj me të. Si u njohëm, ç’bëmë atë natë në ditëlindjen e saj, si shkoja ta takoja fshehurazi, duke u futur nga dritarja e dhomës së saj, kur prindërit i flinin në katin më sipër dhe nuk dinin gjë për ne. Librin e doja që t’i ishte i veçantë, aktual dhe besoj ia kem arritur qëllimit. Më fal, por nuk mund ta them se jam me të apo jo, se më heq kureshtje ne librit tjetër që jam duke e mbaruar së shkruari. Për çështje privacy-je i kam ndryshuar emrin. Jo vetëm asaj, por të gjithë personazheve në librin tim”.

Atë gjithashtu e kanë intervistuar shumë gazetarë me zë në Itali si  gazetarja e “Rai”-t Camilla Manconi, ajo e “AracneTV”, Eleonora De Nardis. Gazetarja e “Spazio Cronaca” Giovanna Tedde, nga “Hashtag Magazine”, kam qenë i intervistuar nga FrancescoFravolini, në “Radio 24” nga Valentina Furlanetto, pastaj ajo e “Milano Today” EleonoraDragotto, dhe Maurizio Costanzo në “Radio105”.

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.