Historia e 12 vjeçarit që ka ndihmuar 9000 të pastrehë!
07/12/2019 Shpërndaje

Historia e 12 vjeçarit që ka ndihmuar 9000 të pastrehë!

Symond, ishte vetëm 8 vjeç kur ai krijoi organizatën “Share Hope USA” e cila organizon evente të shumta për të ushqyer, dhuruar rroba, dhe shumë më tepër për popullsinë lokale të pastrehë të Los Angeles.

“E fillova këtë sepse e dija se kishte njerëz që duhej t’i ndihmoja dhe doja të shihja se çfarë mund të bëja për t’i ndihmuar ata”, thotë Symond.

Historia e origjinës për këtë hero 12 vjeç filloi kur Symond pa një burrë të pastrehë në autostradë, dhe vuri re një shenjë që shkruante: Kam nevojë për para për të ngrënë, ju lutem më ndihmoni.

Unë kisha 5 dollarë në xhep dhe doja të ja jepja, por ne e kishim kaluar tashmë atë, dhe kështu i thashë babait tim : Unë dua t’i ndihmoj ata, rikujton Symond. Babai më tha: Unë mund të kthehem dhe ne mund të shkojmë t’i japim atij 5 dollarët. Unë i thashë : Ti nuk e kupton, unë dua t’i ndihmoj ata të gjithë. Share Hope USA filloi me krijimin e saj pothuajse menjëherë pasi biseda me të mbaroi, dhe babai i tij filloi të vepronte menjëherë përmes mediave sociale.

Ne çojmë ushqime kudo ku janë të pastrehët, nën mbikalime, pas autostradave,” thotë Boschetto. Ne u çojmë atyre ushqime të nxehta.

Familja Boschetto – e cila përfshin gjithashtu mamanë e tij Yesenia dhe vajzën 18-vjeçare Hillary, që të dyja janë të përfshira në organizatën për të pastrehët.

Dashuria për kafshët është një çështje familjare: Symond aktualisht është vullnetar në kopshtin zoologjik të shtetit Oregon, dhe shpreson që një ditë të jetë një zoolog.

Organizata e tij tashmë ka vendosur të organizojë një event në Krishtlindje më 21 dhjetor, në të cilën ata do të ushqejnë shumë familje të pastreha.

“Unë me të vërtetë dua të jem pothuajse në të gjithë botën,” duke i ndihmuar ata thotë Symond. “Unë dua të jem kudo”.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.