Hava, vajza që po ndërkombëtarizon çiftelinë
14/04/2019 Shpërndaje

Hava, vajza që po ndërkombëtarizon çiftelinë

 

Quhet Hava Bekteshi, ka lindur në Maqedoni dhe është rritur në Hamburg. Pasi serbët na morën lahutën, ajo po na mbron çiftelinë duke e ndërkombëtarizuar. Qëllimi i saj është ta fusë sa më shumë në treg të huaj. Është angazhuar në shumë projekte në Gjermani, ka bashkëpunuar grupe djemsh e vajzash të huaj, francezë, italianë dhe anglezë etj, duke mundur te prezantojë një lloj albumi këngësh dhe për të bërë kombinime të instrumenteve muzikore, në mes tyre edhe çiftelia dhe kënga shqipe. Që nga viti 2010, Hava bashkëpunon me produksione gjermane dhe me muzikantë të huaj.
Ka përfunduar Fakultetin Ekonomik dhe Pedagogjinë. Ky është një shembull pozitiv që të gjithë duhet ta bëjmë në mbrojtje të vlerave. Atë që së bëjnë qeveritë e bën një individ si Hava Bekteshi!

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.