Hapet restoranti i parë nënujor, në mes të peshqve
22/03/2019 Shpërndaje

Hapet restoranti i parë nënujor, në mes të peshqve

“Under”, është një restorant që ndodhet nën ujrat e bregut jugor të Norvegjisë. Ai është hapur së fundmi dhe e veçanta e tij është se mund të hash në mesin e peshqëve. Kostoja për një person shkon 380 Euro.

Kur futesh në të ndihesh sikur po shkon në një saunë, pasi dërrasat prej druri mbulojnë pjesën e sipërme të lokalit. Më tutje  një shkallë të çon në zonën e ngrënies, ku fare mirë mund të ulen 40 persona. Kjo hapësirë është e rrethuar nga një dritare e madhe paronamike, sa duket gati e pamundur ndarja e mjediseve.

Sipas projektuesit Kjetil Traedal Thorsen restoranti është ndërtuar në këtë mënyrë që edhe nëse përballet me mot të ashpër të mund të përballojë stuhitë apo siç e quan ai ndonjë “valë shekulli”. Restorantet nënujore janë shumë të rralla në botë, për shkak të kompleksitetit që kanë në ndërtim.

Undër është mjaft i vizituar dhe fakti që ndodhet nën det i tërheq njerëzit edhe më shumë. Muri i xhamit i vendosur nën ujë merr reflektime të ndryshme, duke i dhënë dhomës dritë natyrore gjatë ditës, të filtruar nga ngjyra e gjelbër e ujit. Restoranti ndodhet nën ujrat e bregut jugor të Norvegjisë dhe pjesërisht është i futur në Detin e Veriut.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.