Gruaja nga Kosova, pjesë e kabinetit të presidentes kroate
09/10/2018 Shpërndaje

Gruaja nga Kosova, pjesë e kabinetit të presidentes kroate

Kosovarja Gentiana Fana, është pjesë e zyrës së Presidentes kroate Kolinda Grabar – Kitaroviq dhe menaxhere e Këshillit për Punë të Brendshme të BE-së në Këshillin Evropian të të rinjve.

25 vjeçarja me prejardhje nga komuna e Drenasit, në një prononcim të dhënë për klankosova.tv na tregon detajet e angazhimeve të saj sa i përket pozitës që ajo ka në shtetin kroat: “Me presidenten Kolinda Grabar- Kitaroviq gjithnjë kishim takime profesionale të cilat ndërlidhen me rininë dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen”, thotë ajo.

Fana e cila shërben si anëtare e Këshillit Rinor në zyrën presidenciale të Kroacisë, që në moshën dyvjeçare ishte larguar nga Kosova dhe u vendos bashkë me familjen në Zagreb.

Gentiana është e vetmja nga Kosova e cila është pjesë e Këshillit Rinor e zyrës presidenciale në Kroaci, pasi ky këshill sipas saj ka dy vjet që është formuar dhe renditet i pari në historinë e Kroacisë i këtij niveli. Gentiana Fana në Kroaci studioi në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Zagrebit.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.