Gruaja i dhuron veshkën ish-burrit, 20 vjet pas divorcit
04/01/2019 Shpërndaje

Gruaja i dhuron veshkën ish-burrit, 20 vjet pas divorcit

Një grua i shpëton jetën ish-burrit duke i dhuruar veshkën e saj, 20 vjet pasi ishin divorcuar.

Mary Ziegler dhe Bill Henrichs, kishin qëndruar të martuar për 22 vjet ndërsa tani bëjnë 20 vite të divorcuar.

“Ne bëmë një premtim në kohën që vendosëm të divorcoheshim. Të mos bënim asgjë të keqe për njëri-tjetrin dhe për fëmijët. Të gjitha ato gjërat e këqija të divorcit, ne ramë dakord të mos i bëjmë”, tha Bill në lidhje me vendimin për t’u ndarë.

“Gjithmonë them që Bill nuk e la familjen tonë, por gruaja e tij Linda u bashkua me të. Unë e konsideroj Lindën një dhuratë për fëmijët e mi, për mua, dhe për Billin dhe një nga gjërat më të mira që na ka ndodhur të gjithëve ne”, shtoi Ziegler, ish-bashkëshortja e Bill.

Henrichs kishte jetuar për një kohë me humbjen e veshkave. Disa njerëz kishin dalë vullnetarë për të dhuruar një veshkë, por nuk ishin mjaft të shëndetshëm. Derisa ish-bashkëshortja doli vullnetare. Mjekët panë se Ziegler dhe Henrichs kishin të njëjtin lloj gjaku dhe gjithçka përputhej.

Kjo ishte gjithashtu një mënyrë për Ziegler që t’i jepte ish-burrit ultimatumin e fundit “Unë të thashë.” “Një nga çështjet tona kur ishim të martuar është se unë isha super-atletike dhe e shëndetshme, bëja palestër, kujdesesha për veten, por ky djalë nuk ishte”, tha Ziegler. “Kështu që unë do të ta kujtoj … A nuk ishe i gëzuar?”

“Që qëndruat e shëndetshme. Po, mendoj se jam”, iu përgjigj Henrichs.

Pas operacionit, ish-bashkëshortja ishte në gjendje kaq të mirë sa që u kthye të punojë me kohë të plotë pas vetëm tre javësh. Edhe Bill gjithashtu është shëruar.

“Unë nuk mendoj se ajo që bëra ishte shumë e mahnitshme. Jam e kënaqur që kam mundur ta bëj. Do ta bëja jo vetëm për atë, por për fëmijët e mi dhe për Lindën, për të gjithë”, tha Ziegler.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.